Ndërlidhjet

Emmerson: S'ka asnjë dëshmi që implikon Veselin në krimet e pretenduara


Emmerson: S'ka asnjë dëshmi që implikon Veselin në krimet e pretenduara
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:24 0:00

Në këtë çështje gjyqësore nuk ka asnjë dëshmitar që të pretendojë se e ka parë të pranishëm në çfarëdolloj momenti ku pretendohet se mund të jetë bërë çfarëdolloj krimi. Nuk ka asnjë provë që ai të ketë autorizuar apo të ketë nxitur ndonjëherë ndonjë krim apo ndonjë politikë kriminale. Që ai të ketë marrë ndonjëherë në cilësinë si shef i zbulimit ndonjë raportim të ndonjë krimi të kryer apo që ai të ketë luajtur ndonjëherë çfarëdolloj roli në ngjarjet që kanë çuar në kryerjen e ndonjë krimi. Pra, nuk ka asnjë provë për këto pika. Fare. Ashtu sikurse nuk ka asnjë provë që ai të mos ketë marrë hapa brenda mandatit që i është dhënë atij për të parandaluar ndonjë krim apo për të ndëshkuar personat përgjegjës. Të gjitha këto mungojnë. Kjo vlen edhe për provat shkresore, mbi të cilat mbështetet prokuroria.

XS
SM
MD
LG