Ndërlidhjet

Gratë DJ, yjet e ndejave në Arabinë Saudite


Gratë DJ, yjet e ndejave në Arabinë Saudite
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:29 0:00

Gratë DJ po bëhen gjithnjë e më shumë yje të koncerteve dhe ndejave private nëpër Arabinë Saudite, një fenomen i paimagjinueshëm deri disa vite më parë në mbretërinë tradicionalisht tejet konservatore. Lujain Albishi, e cila performon me emrin artistik biirdperson, ka nisur të eksperimentojë me pllaka gjatë pandemisë. Por, depërtimi i madh i saj ndodhi vitin e kaluar, kur ajo u ftua të performojë në MDLBeast Soundstorm, një festival në kryeqytetin Riad, i cili tërhoqi më shumë se 700.000 admirues të muzikës për performanca që përfshinë edhe një set nga DJ i famshëm francez, David Guetta. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG