"Së bashku jemi më të forta"
Në mbarë botën janë mbajtur protesta dhe marshime me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një demonstruese i drejton gishtin një oficeri policie gjatë një proteste të organizuar nga grupi "Gratë për të drejtat" kundër, siç thonë ato, tatimit të padrejtë mbi të ardhurat dhe kostos së lartë të jetesës, për shkak të krizës më të rëndë ekonomike të vendit që nga pavarësia. Protesta u mbajt për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Colombo, Sri Lanka, 8 mars 2023.
6
Aktivistë me pankarta në mbështetje të të drejtave të grave në Almaty, Kazakistan.
7
Protesta në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Melburn, Australi.
8
Nën sloganin “Së bashku jemi më të forta”, në Berlin, kryeqyteti i Gjermanisë, po mbahen protesta me rastin e 8 Marsit.