"Së bashku jemi më të forta"
Në mbarë botën janë mbajtur protesta dhe marshime me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Gratë në Edinburg, në Britaninë e Madhe, festojnë 8 Marsin duke u zhytur në lumë.

2
Protestat e grave në kryeqytetin e Francës, Paris.

3
Një grua refugjate nga Afganistani merr pjesë në një tubim për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Islamabad (Pakistan), me një pankartë me mbishkrimin "Talibanë lërini vajzat të mësojnë".

4
Një grua para Bundestagut gjerman mban një foto të Mahsa Aminit, gruas së re iraniane që vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran.