Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën në sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në mesin e protestuesve ishin edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.
Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
13
Një burrë mban në duar një pankartë me mbishkrimin "Kosova viktimë, Serbia agresore".
14
Një qytetar shqiptar mban një plis me emblemën e UÇK-së gjatë protestës.
15
Në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, gjykimi ndaj të cilëve ka nisur më 3 prill në Hagë.
16
Një tjetër pamje e protestës në Hagë.