Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën në sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në mesin e protestuesve ishin edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.
Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
1
Qytetarë të shumtë me flamuj e simbole kombëtare janë mbledhur në sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
2
Në ditën kur nisi gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë protestuar në Hagë.
3
Qytetarët që protestonin në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, mbanin në duar pankarta "Jo me dokumente të Serbisë", Padrejtësi speciale" etj.
4
Me fotografitë e ish-eprorëve të UÇK-së dhe me pankartat "UÇK-ja bëri luftë çlirimtare", "Mos i barazoni viktimat me kriminelët", "Liria ka emër", qytetarë nga Kosova dhe diaspora protestuan dhe kërkuan drejtësi për çlirimtarët.