Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën në sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në mesin e protestuesve ishin edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.
Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
5
Më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
6
Protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
7
Qysh para nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të Holandës, disa qytetarë janë parë para ndërtesës së Gjykatës Speciale.
8
Mbështetësit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke protestuar në ditën e parë të gjykimit të tij për krime lufte, në Hagë, Holandë, 3 prill 2023.