Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën në sheshin Laan van Reagan en Gorbatsjov në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sheshi ndodhet rreth 3 kilometra larg Gjykatës Speciale të Kosovës ku më 3 prill ka nisur gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në mesin e protestuesve ishin edhe pjesëtarë të diasporës nga Gjermania, Kroacia e Zvicra.
Protestë në Hagë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së
9
"Drejtësi, jo politikë!", ishte një ndër pankartat që u panë në protestë.
10
Qytetarë shqiptarë nga Gjermania duke protestuar në Hagë, Holandë, 3 prill 2023.
11
Pamje nga protesta e shqiptarëve në Hagë.
12
Protestuesit u shprehën të bindur në pafajësinë e të akuzuarve.