Ndërlidhjet

Islamistët protestojnë, Franca dhe Spanja i ofrojnë azil gruas së krishterë


Mbështetësit e partisë Tehreek-e-Labik, protestojnë kundër lirimit të Asia Bibi. Lahore, Pakistan, 31 tetor, 2018.
Mbështetësit e partisë Tehreek-e-Labik, protestojnë kundër lirimit të Asia Bibi. Lahore, Pakistan, 31 tetor, 2018.

Protestuesit islamikë bllokuan rrugët në qytetet e mëdha të Pakistanit për të dytën ditë me radhë, duke kundërshtuar vendimin e 31 tetorit të Gjykatës Supreme, për të liruar një grua të krishterë, e cila ka kaluar tetë vjet në burg duke pritur ndëshkimin me vdekje për blasfemi.

Pas lirimit, Asia Bibi është liruar dhe dërguar në një vend të pazbuluar, për shkak të shqetësimeve për sigurinë si pasojë e protestave të dhunshme dhe kërcënimeve me vdekje.

Avokati i saj tha se ajo shpejt do të largohet nga Pakistani. Franca dhe Spanja i kanë ofruar azil 54-vjeçares, e cila është nënë e pesë fëmijëve.

Shefi i gjyqësorit, Saqib Nisar, i cili e përmbysi dënimin e Bibit nga viti 2010, për, siç është thënë, fyerjen e Profetit Muhamed, tha se nuk ka prova të mjaftueshme se ajo ka shkelur Ligjin e Pakistanit për blasfemi dhe shtoi se akuzat kundër saj kanë qenë “false”.

Vendimi i gjykatës u mirëprit nga aktivistët e të drejtave të njeriut. Omar Waraich, zëvendësdrejtor i organizatës Amnesty International për rajonin e Azisë Jugore, e cilësoi atë si "një vendim historik".

Asia Bibi
Asia Bibi

Por, ndjekësit e partisë islamike Tehrik-e Labaik Pakistan reaguan me zemërim, duke bllokuar të enjten rreth dhjetë rrugë kryesore në qytetet Karaçi dhe Lahore.

Shkollat private në të dyja qytetet u mbyllën, ashtu si dhe në kryeqytetin Islamabad.

Kryeministri Imran Khan i paralajmëroi protestuesit se qeveria nuk do të tolerojë që bllokadat të zgjaten.

"Nuk do të lejojmë asnjë dëmtim, nuk do të lejojmë që trafiku të bllokohet. Unë ju bëj thirrje, mos e detyroni shtetin të ndërmarrë veprime", tha Khan.

Komentet e tij pasuan ato të një udhëheqësi të partisë Tehrik-e Labaik Pakistan, Muhammad Afzal Qadri, i cili bëri thirrje për vrasjen e kryeprokurorit Nisar dhe të dy gjykatësve të tjerë.

Qadri po ashtu bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë së Khanit.

Forcat pakistaneze të sigurisë u vendosën jashtë kishave për të mbrojtur të krishterët dhe i nxitën demonstruesit të shpërndahen në mënyrë paqësore.

Të krishterët në Pakistan janë lutur për Asia Bibin, e cila ishte dënuar me vdekje nën akuzat për blasfemi. Multan, Pakistan, 31 tetor, 2018.
Të krishterët në Pakistan janë lutur për Asia Bibin, e cila ishte dënuar me vdekje nën akuzat për blasfemi. Multan, Pakistan, 31 tetor, 2018.

Rasti e ka ndarë Pakistanin për një kohë të gjatë, ku dy politikanë që kanë bërë përpjekje të ndihmojnë Bibin, janë vrarë. Të krishterët në gjithë botën kanë shprehur zemërim, ndërsa Papa Françesku është lutur personalisht për Bibin.

Fyerja e Islamit dënohet me vdekje në Pakistan, ndërsa thashethemet për blasfemi mund të çojnë në linçim nga turmat.

Të krishterët përbëjnë vetëm rreth 2 për qind të popullsisë së Pakistanit.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG