Ndërlidhjet

Përmbyset dënimi me vdekje për pakistanezen e krishterë


Mbështetësit e linjës së ashpër islamiste që kanë kundërshtuar lirimin e pakistanezes së krishterë.
Mbështetësit e linjës së ashpër islamiste që kanë kundërshtuar lirimin e pakistanezes së krishterë.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka përmbysur dënimin ndaj një gruaje të krishterë, e cila është përballur me ekzekutim për blasfemi, rast që ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe ka nxitur dhunë të përgjakshme në Pakistan.

Gjykatësi, Saqib Nisar ka tërhequr dënimin e Gjykatës së Lartë të Lahores që ka dënuar Asia Bibin, nënën e katër fëmijëve me vdekje në vitin 2010 nën akuzat se ajo ka ofenduar Profetin Muhamed, pavarësisht se Bibi ka mohuar një gjë të tillë.

Gjykata më 31 tetor ka urdhëruar që Bibi të lirohet. Aktualisht ajo është duke u mbajtur në një lokacion të panjohur për shkaqe të sigurisë.

Pas është bërë i ditur vendimi për lirimin e saj, protestat kanë shpërthyer në shumë qytete të Pakistanit.

Maulana Aqal Wazir Chishti ka thënë se vendimi ka shokuar të gjithë myslimanët.

“Ky është vendim shumë i gabuar. Ky vendim nuk përputhet me ligjet e Pakistanit sepse ndëshkimi me vdekje për blasfemi rregullohet me ligj. Nuk ka falje apo dënim me burg për këtë gjë”, ka thënë ai.

Partia islamike e linjës së ashpër, Tehrik-e Labaik (TLP), e cila ka kërkuar ekzekutimin e Bibit, ka bërë thirrje për vdekje për gjykatësin Nisar dhe dy gjykatësit tjerë që kanë përmbyur vendimin.

Po kjo parti ka kërkuar edhe shkarkimin e kryeministrit, Imran Khan.

“Nëse ka përpjekje për ta dërguar atë në ndonjë shtet tjetër, kjo do të ketë pasoja të tmerrshme”, ka thënë partia përmes një deklarate.

Mirëpo edhe dënimi kundër saj me ndëshkim me vdekje pati rezultuar me zemërim të krishterëve në gjithë botën.

Papa Benedikti XVI ka bërë thirrje për lirimin e saj më 2010, derisa vajza e saj është takuar më 2015 me kreun e Selisë së Shenjtë, Papa Françeskun.

Më 2011, dy zyrtarë qeveritarë, një guvernator pakistanz dhe një ministër i minoriteteve, janë vrarë për shkak se kanë mbrojtur hapur Bibin.

Ofendimi i Islamit është vepër e ndëshkueshme me vdekje në Pakistan dhe vetëm thashethemet më të thjeshta për blasfemi mund të nixisin linçime nga turmat.

Bibi është dënuar me vdekje nga një gjykatë e Provincës Punxhab më 2010 për Islamin, pasi fqinjtë e saj nuk i kanë ofruar ujë për shkak se ajo nuk është myslimane dhe aty ka nisur grindja.

Asia Bibi.
Asia Bibi.

Sipas një raporti të Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Liritë Fetare, besohet se rreth 40 persona janë në listë të pritjes për ekzekutim për blasfemi në Pakistan.

Të paktën 1,472 persona janë akuzuar nën ligjet e Pakistanit për blasfemi në mes të 1987 dhe 2016, ka bërë të ditur Qendra për Drejtësi Shoqërore me seli në Lahore.

Aty është thënë se myslimanët përbëjnë shumicën e personave të ndjekur penalisht, të përcjellur nga anëtarët e minoritetit, të krishterë dhe atij hindus.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se ligjet janë shftytëzuar maksimalisht nga ekstrmistët fetarë si dhe pakistanzët tjerë për të zgjidhur problemet personale.

Ndonëse shumë persona janë dënuar me vdekje, megjithatë ka pasur pak ekzekutime.

Personat sikurse Bibi që janë dënuar për blasfemi por më vonë janë liruar, janë detyruar të largohen nga shteti për shkaqe të sigurisë.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG