Ndërlidhjet

Izraeli dhe Jordania diskutojnë çështjet strategjike


Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, është takuar me mbretin Abdullah të Jordanisë në Aman gjatë javës së kaluar. Njoftimi për takimin u bë të shtunën (5 shtator).

Të dyja vendet gjatë periudhës së fundit kanë bërë hapa në drejtim të përmirësimit të raporteve.

"Javën e kaluar u takova dhe pata një bisedë shumë të gjatë me mbretin e Jordanisë, isha në pallatin e tij, një mbrëmje të tërë. Ishte një takim i shkëlqyer", tha Herzog në një intervistë për televizionin izraelit.

"Jordania është një vend shumë i rëndësishëm", tha Herzog në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, në të cilën gjithashtu thuhej se të dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe për “çështje strategjike” përfshirë importin e prodhimeve bujqësore dhe energjinë.

Jordania dhe Egjipti janë dy vendet e vetme në kufi me Izraelin që kanë nënshkruar traktate paqeje me shtetin hebre.

Marrëdhëniet Izrael-Jordan u përkeqësuan gjatë udhëheqjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin kritikët e akuzuan për se i ka lënë anash raportet me Jordaninë dhe është orientuar kah normalizimin i lidhjeve me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun.

Kryeministri i ri izraelit, Naftali Bennett, menjeherë pasi mori detyrën në qershor, fluturoi në Aman për bisedime me mbretin Abdullah.

Në korrik, të dyja vendet ranë dakord që Izraeli do t’i shiste 50 milionë metra kub ujë në vit Jordanisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Jordanisë i lejohet të rrisë eksportet e saj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG