Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lajme

Si rrodhi dita e parë e operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

• Presidenti amerikan, Donald Trump tha më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.


12:19 28.2.2026

Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se shteti i tij “qëndron me popullin guximtar të Iranit, në betejën e tyre kundër shtypjes”.

Në një postim në X, ai ka thënë se Australia mbështet Shtetet e Bashkuara “teksa veprojnë për të parandaluar Iranin nga posedimi i armës bërthamore dhe që Irani të mos vazhdojë të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Ai e ka përshkruar regjimin iranian si “forcë destabilizuese” që “nuk mund të lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore”.

Albanese ka thënë se thirrjet ndërkombëtare ndaj Teheranit për t'i respektuar “të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të shtetit iranian nuk janë dëgjuar”, teksa ka shtuar se “një regjim që shtyp dhe vret popullin e tij për të mbajtur pushtetin, nuk ka legjitimitet”.

Kryeministri australian, Anthony Albanese.
Kryeministri australian, Anthony Albanese.

12:09 28.2.2026
12:06 28.2.2026

Anulohen shumë fluturime

Pas sulmeve, shumë kompani ajrore ndërkombëtare i kanë anuluar fluturimet në mbarë Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave nga Flightradar24, hapësira ajrore midis Iranit dhe Irakut ishte e zbrazët mëngjesin e së shtunës. Këto janë vetëm disa nga kompanitë që kanë pezulluar ose anuluar fluturimet:

  • Turkish Airlines ka anuluar fluturimet drejt disa destinacioneve në Lindjen e Mesme pasi disa shtete mbyllën hapësirën e tyre ajrore.
    Fluturimet për në Liban, Siri, Irak, Iran dhe Jordani janë anuluar deri më 2 mars.
    Fluturimet për në Katar, Kuvajt, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman janë anuluar për sot.
  • Air France i ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi në Izrael dhe Bejruti në Liban për ditën e shtunë.
  • KLM e ka pezulluar më herët linjën Amsterdam - Tel Aviv.
  • Kompania gjermane Lufthansa i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Tel Avivi (Izrael), Bejruti (Liban) dhe Omani deri më 7 mars, si dhe fluturimet për dhe nga Dubai gjatë së shtunës dhe të dielës.
  • Wizz Air i ka pezulluar fluturimet për dhe nga Izraeli, Dubai, Abu Dhabi dhe Aman deri më 7 mars.
  • Japan Airlines i ka anuluar fluturimet nga Tokio për në Doha, si dhe fluturimin e kthimit më 1 mars.
12:05 28.2.2026

Irani kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministria për Punë të Jashtme e Iranit ka kërkuar thirrjen një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite në Iran.

Shfaq më shumë

​
XS
SM
MD
LG