Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.

Si rrodhi dita e parë e operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

• Presidenti amerikan, Donald Trump tha më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.


15:01 28.2.2026

“Të paktën 20 provinca janë prekur nga sulmet”

Zëdhënësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe në Iran ka thënë se mbi 20 provinca janë prekur në gjithë shtetin nga sulmet amerikane dhe izraelite të së shtunës.

Mojtaba Khaledi ka raportuar se ekipet për kërkim-shpëtim janë duke punuar për t’i identifikuar të plagosurit dhe vdekurit, pas një sulmi në një shkollë në qarkun Minab.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë “distancë 100-metërshe” nga zonat e prekura dhe të shmangin tubimet nëpër ato lokacione.

Më herët gjatë ditës, guvernatori i Minabit, qytet në jug të Iranit, ka thënë se 40 nxënës janë vrarë si pasojë e sulmeve amerikano-izraelite.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë këtë pretendim në mënyrë të pavarur.

14:53 28.2.2026

Situata në Izrael

Izraelitët nëpër qendrat e strehimit në shtetin e tyre, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit. Irani është zotuar se do të kundërpërgjigjet.

14:51 28.2.2026

Ju risjellim një pjesë të fjalimit të presidentit Trump drejtuar popullit iranian.

SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani kundërpërgjigjet
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:03 0:00
14:29 28.2.2026

Raportimet për viktimat

Zyrtarë të lartë amerikanë u kanë thënë gazetarëve se deri më tani nuk është raportuar për viktima amerikane nga sulmet hakmarrëse iraniane kundër bazave ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt, Jordani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG