Kush është ajatollah Ali Khamenei?
Ajatollah Ali Khamenei, i cili është udhëheqësi suprem që nga viti 1989, është figura më e fuqishme në Iran.
Ai është kreu i shtetit dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Ai gjithashtu ka autoritet mbi policinë kombëtare dhe policinë e moralit.
Khamenei kontrollon Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili është përgjegjës për sigurinë e brendshme, si dhe krahun e tij vullnetar, Forcën e Rezistencës Basij – e përdorur për të shtypur çdo kundërshtim në Iran.
Trump: Operacioni në Iran mund të zgjasë “shumë” ose të përfundojë “për dy-tri ditë”
Ekzistojnë disa opsione për shtensionim pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Iran, thotë presidenti amerikan, Donald Trump.
“Mund ta zgjas shumë këtë operacion dhe të marr gjithçka nën kontrollin tim, ose ta përfundoj për dy ose tri ditë dhe t’u them iranianëve: ‘Shihemi përsëri pas disa vitesh nëse filloni të rindërtoni [programin tuaj bërthamor]’”, i thotë ai Axios.
Kjo është hera e parë që presidenti i amerikan flet për operacionin qëkurse njoftoi fillimin e sulmeve të shtunën në mëngjes.
Ai thotë se më në fund e mori vendimin për t’i miratuar sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet bërthamore këtë javë.
“Iranianët u afruan dhe pastaj u tërhoqën, u afruan dhe pastaj u tërhoqën. Kuptova nga kjo se ata në të vërtetë nuk duan marrëveshje”, thotë ai, sipas mediave amerikane.
Netanyahu: Ka shumë tregues që udhëheqësi suprem i Iranit ka “vdekur”
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po flet në një konferencë për sulmin ndaj rezidencës së udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei.
Ka tregues gjithnjë e më të mëdhenj se “ky diktator” ka “vdekur”, thotë Netanyahu.
Kryeministri izraelit u bëri thirrje qytetarëve të Izraelit t'i ndjekin këshillat e sigurisë nga Komanda e Frontit të Brendshëm të vendit, pas sugjerimit se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë “sa të jetë e nevojshme”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje iranianëve që “të dalin në rrugë sa më shumë” për ta rrëzuar regjimin
Netanyahu iu drejtua popullit iranian, duke thënë se sulmet do t’u ndihmojnë atyre të “çlirohen nga tirania”.
Ai shtoi se ata e kanë “një mundësi që vjen një herë në një brez” për të rrëzuar regjimin iranian.
“Është koha e duhur që të bashkoheni për një mision historik”, shtoi ai.
Më shumë rreth sulmit të raportuar ndaj një shkolle për vajza
Hollësitë për një sulm të supozuar nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj një shkolle për vajza në Minab, në jug të Iranit, mbeten të paqarta.
Zyrtarë iranianë dhe mediat shtetërore kanë deklaruar se sulmi vrau 40–85 njerëz, kryesisht vajza të reja. Video nga vendi i ngjarjes shfaqin rrënoja dhe çanta të shpërndara.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, e dënoi atë që e quajti “akt barbar” që ka “shkaktuar dhimbje të thellë në zemrat e popullit iranian”.
Megjithatë, ka pasur pohime të kundërta online, kryesisht nga llogari të opozitës iraniane, që thonë se sulmi në të vërtetë u shkaktua nga një raketë e humbur e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).
Sipas disa raporteve të lajmeve, ekziston një bazë e IRGC-së në Minab.
Pamjet që u shpërndanë gjerësisht në X, që supozohej të tregonin pasojat e sulmit, në të vërtetë tregonin pasojat e një sulmi të talibanëve ndaj një shkolle ushtarake në Peshawar, Pakistan, në vitin 2014.