Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei.

Si rrodhi dita e parë e operacionit SHBA-Izrael kundër Iranit

• Presidenti amerikan, Donald Trump tha më 28 shkurt se lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Teheran.

•Trump tha se Uashingtoni kishte nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, vetëm disa orë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer atë që e përshkroi si një “sulm parandalues” më 28 shkurt.


11:51 28.2.2026

Ndërprerje “pothuajse totale e internetit” në Iran

Mbikëqyrësi i të drejtave digjtale, Netblocks raporton se Irani tani po përballet me “ndërprerje pothuajse totale të internetit".

Muajin e kaluar qasja në internet në Iran ishte bllokuar për një kohë relativisht të gjatë, teksa zhvilloheshin protesta kundër regjimit.

Grupet për të drejta të njeriut patën thënë se autoritetet kanë vepruar ashtu për t’i fshehur shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e forcave të sigurisë, të cilat i kanë shtypur protestat me dorë të hekurt.

11:56 28.2.2026

Kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, “të rrezikshme”

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme – sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme – janë “ të rrezikshme”.

Përmes një postimi në X – dikur Twitter – ajo ka thënë se blloku evropian “po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike”.

“Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, ka thënë ajo.

“Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni”.

Kaja Kallas.
Kaja Kallas.
12:01 28.2.2026

Zyrtari izraelit: Khamenei dhe Pezeshkian u shënjestruan në sulme

Një zyrtar izraelit ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë shënjestruar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe presidentin iranian, Masud Pezeshkian në sulmet e së shtunës, mirëpo rezultati nuk dihet ende.

Megjithatë, agjencitë iraniane të lajmeve kanë raportuar se Pezeshkian, shefi i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi “gëzojnë shëndet të mirë".

12:05 28.2.2026

Irani kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministria për Punë të Jashtme e Iranit ka kërkuar thirrjen një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si përgjigje ndaj operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite në Iran.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG