Ndërlidhjet

Japonia duhet të konsiderojë “ndërtimin e centraleve të reja bërthamore”


Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se vendi që udhëheq ai duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të centraleve të reja bërthamore.

Kjo mund të jetë politikë kontroverse, pasi ky shtet ka pezulluar disa prej centraleve të tilla që ka pasur, pas katastrofës së vitit 2011 në Fukushima.

Megjithatë, Kishida ka thënë se lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë, kanë rritur nevojën për diversifikim të burimeve të energjisë.

Ai ka shtuar se energjia bërthamore mund të duhet për të përmbushur synimin e Japonisë që të bëhet neutrale ndaj karbonit më 2050.

Përveç shqyrtimit të idesë për ndërtim të reaktorëve bërthamorë të gjeneratës së re, Qeveria do të diskutojë edhe mundësinë e riaktivizimit të centraleve ekzistuese që janë mbyllur, ka thënë mes tjerash Kishida.

Japonia është përballur me situatë emergjente më 2011, pasi një tërmet i fuqishëm ka nxitur një cunami, dhe për pasojë janë vërshuar reaktorët në centralin bërthamor në Fukushima.

Si pasojë e rrezikut të rrezatimit janë evakuuar 150.000 persona nga ajo zonë.

Japonia ka pasur 50 reaktorë të fuqishëm, mirëpo ka pezulluar punën e 46 prej tyre pas kësaj katastrofe, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Deri në prill të vitit 2021, nëntë reaktorë i janë rikthyer punës derisa 14 të tjerë janë duke u analizuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG