Java nëpërmjet fotografive
Shënimi i 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasojat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi e Siri, e lufta në Ukrainë - këto janë ndër ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, prej nga REL ju sjell fotografitë më të veçanta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, në 15- vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

2
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të Prishtinës për të shënuar 15 vjet shtetësi. Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008.

3
Punonjësit e shpëtimit nga Kazakistani dhe Turqia nxorën një të mbijetuar nga një ndërtesë e shembur në Turqinë jugore, më 13 shkurt, pas një tërmetit që mori jetën e më shumë se 46.000 njerëzve.

4
Patinatorët rusë të patinazhit artistik, Victoria Sinitsina (majtas) dhe Nikita Katsalapov, duke performuar në një shfaqje në arenën CSKA në Moskë më 14 shkurt.