Tubimi në Kiev kundër politikave të presidentit, protesta në Bukuresht kundër vaksinimit dhe masave për luftimin e COVID-19, dhe djegia e një stacioni policor pas akuzave ndaj një të dyshuari për përdhosje të Kuranit në Pakistan, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove

5
Një burrë, duke iu shpërndarë bukë grave afgane, të veshura me burka, para një furre në Kabul, Afganistan, më 2 dhjetor.

6
Aktivistë ukrainas nga parti të ndryshme, duke zhvilluar një tubim kundër atyre që ata i quajnë politika "antiukrainase" të presidentit të vendit, Volodymyr Zelenskiy, në Kiev, Ukrainë, më 1 dhjetor.

7
Ushtarë rumunë, duke qëndruar në një autobus, para një parade për shënimin e Ditës së Bashkimit të Madh - mes Transilvanisë, rajon qendror i Rumanisë, dhe pjesës tjetër të vendit - në Bukuresht, Rumani, më 1 dhjetor.

8
Një mori gomash të vjetra shihen të grumbulluara në një fushë, në fshatin Magure, në Kosovë, më 1 dhjetor.