Tubimi në Kiev kundër politikave të presidentit, protesta në Bukuresht kundër vaksinimit dhe masave për luftimin e COVID-19, dhe djegia e një stacioni policor pas akuzave ndaj një të dyshuari për përdhosje të Kuranit në Pakistan, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
9
Valltarët duke luajtur gjatë një prove të shfaqjes së baletit "Mjeshtri dhe Margarita", në Skenën e Re të Teatrit Bolshoi, në Moskë, Rusi, më 30 nëntor.
10
Një berber duke ia rregulluar mjekrën një klienti, në rrojtoren e tij, gjatë Ditës Botërore kundër AIDS, në Peshavar, Pakistan, më 1 dhjetor. Sipas mjekëve, prerjet nga brisqet, që nuk i janë nënshtruar sterilizimit të duhur, janë ndër shkaktarët kryesorë të përhapjes së AIDS-it.
11
Simferopoli, kryeqytet i Krimesë, shihet i mbuluar nga bora e parë e sezonit, më 1 dhjetor.
12
Kamila Valieva e Rusisë, duke marrë pjesë në një garë patinazhi, në Soçi, Rusi, më 28 nëntor.