Tubimi në Kiev kundër politikave të presidentit, protesta në Bukuresht kundër vaksinimit dhe masave për luftimin e COVID-19, dhe djegia e një stacioni policor pas akuzave ndaj një të dyshuari për përdhosje të Kuranit në Pakistan, janë disa prej ngjarjeve që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove
13
Një familje, duke përgatitur çaj, në kampin e tyre, para një zyre ndihmash, në Herat, Afganistan, më 29 nëntor.
14
Një burrë, duke varur peshq për t'i tharë, në një plazh afër Karaçit, në Pakistan, më 30 nëntor.
15
Mbështetësit e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, duke marrë pjesë në një tubim kundër arrestimit të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, mbi akuzat për keqpërdorim të pushtetit, para Gjykatës së Qytetit, në Tbilisi, Gjeorgji, më 29 nëntor.
16
Disa njerëz duke e shikuar një stacion policor, i cili është djegur nga një grup, pas akuzave për përdhosje të Kuranit nga një i dyshuar, në Çarsada, Pakistan, më 29 nëntor.