Protestat vdekjeprurëse në Kazakistan, si dhe festimi i Krishtlindjeve ortodokse në Mal të Zi dhe gjetiu, janë ndër ngjarjet që ndodhën në rajonin nga ku raporton Radio Evropa e Lirë në javën që lamë pas. Për më shumë fotogaleri, klikoni KËTU.
Java përmes fotove

1
Disa njerëz duke marrë pjesë një djegien e përvitshme tradicionale të dushkut, për të festuar Krishtlindjet ortodokse, para një katedraleje në Podgoricë, Mal i Zi, më 6 janar.

2
Një burrë duke i treguar aftësitë e tij të kalërimit gjatë festimit të Epifanisë, në fshatin Pietrosani, në Rumani, më 6 janar.

3
Një grua afgane e veshur me burka duke qëndruar e ulur në tokë, me fëmijën e saj në prehër, teksa kërkonte lëmoshë nga kalimtarët në një urë në Kabul, Afganistan, më 6 janar.

4
Trupat kazake duke qëndruar në sheshin kryesor të Almatit, në Kazakistan, më 6 janar, pasi qeveria shtypi protestat antiqeveritare pas rritjes së çmimit të karburanteve. Presidenti Qasym-Zhomart Toqaev i paralajmëroi ashpër protestuesit se u kishte dhënë forcave të sigurisë dritën e gjelbër për të shtëna pa paralajmërim. Dhjetëra persona - përfshirë 18 oficerë të sigurisë - janë vrarë gjatë përleshjeve.