Një pjesë e Galerisë Kombëtare të Kosovës e mbuluar me një jorgan të madh, si pjesë e një ekspozite arti të titulluar “Dita natë, nata vjet”, pasojat e sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë, fushata e partive politike para zgjedhjeve në Pakistan, zjarri në një terminal gazi në portin Ust-Luga të Detit Baltik e shënimi i 165-vjetorit të Bashkimit të Principatave Rumune në Bukuresht, janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të veçanta të përmbledhura në një fotogaleri.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)