Wilson: Serbisë nuk i duhet leja e Trumpit për të hequr qafe aksionet ruse në NIS
Kongresisti republikan, Joe Wilson, thotë se Serbia duhet të ndalojë blerjen e energjisë ruse dhe të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani nëse dëshiron të integrohet plotësisht në institucionet perëndimore. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Wilson thotë se negociatat për uljen e varësisë së Serbisë nga nafta ruse “nuk janë të mjaftueshme”, duke vlerësuar se Beogradi mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Wilson është sponsor i një rezolute në Kongres, me të cilën propozohet që sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027 të mbahet në SHBA, në vend në Serbi.
Përmbajtja
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?
-
1 nëntor 2026Fqinjët e Putinit: Dy botë paralele buzë liqenit Valldai
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën
-
28 tetor 2026"Vritesh o vdes urie": Jeta nën okupimin rus në Oleshki