Ndërlidhjet

Juncker në Tiranë: Konfliktet të zgjidhen para anëtarësimit


Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-ClaudeJuncker, i shoqëruar nga Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, vizituan të dielën Tiranën në kuadër të turit për promovimin e strategjisë për zgjerim në BE, për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencëne përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Juncker tha se i vlerëson reformat e ndërmarra nga Qeveria, por se nuk ka ardhur në Shqipëri me një datë konkrete.

“Shqipëria ka ndërmarrë shumë reforma në shumë fusha, të cilat janë impresionuese. Nëse do të vazhdohet me këto reforma, kjo do t’i lejojë Komisionit Evropian të rekomandojë negociatat. Nuk kam ardhur në Tiranë për një datë, por të inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë me reformat e rëndësishme që ka ndërmarrë, sidomos në reformën e drejtësinë. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar që të përgatisë anëtarësimin”, tha Juncker.

Presidenti Juncker, duke iu referuar negociatave me Greqinë për çështjen e detit, tha se problemet mes dy shteteve duhet të zgjidhen sa më shpejt.

Konfliktet mes vendeve të rajonit duhet të zgjidhen para anëtarësimit në BE, tha ai.

“Në mënyrë që vendet e tjera të mund të bashkohen në Bashkimin Evropian do të na duhet që të gjitha problemet, grindjet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit. Pra, vetëm mund të inkurajoj që Shqipëria t’u japë fund konflikteve territoriale, sepse kjo është një provë për angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Evropian”, sqaroi Junker.

Kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e përkushtuar të punojë drejt reformave dhe tha se beson se vendi e meriton rekomandimin e plotë dhe të pastër të BE-së.

“Çelja e negociatave të anëtarësimit është rekomanduar që në nëntor, duke nënvizuar çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe zbatimin konkretisht të procesit të Vettingut. Në momentin e daljes së atij rekomandimi, ne nuk kishim kaluar ligjin, gjë që tani e kemi bërë dhe nuk kishim nisur punën konkrete për Vettingun, gjë që po ndodh”, nënvizoi përparimet kryeministri Rama.

Ai shtoi se këto reforma Shqipëria duhet t’i bëjë me, apo pa kërkesë të Brukselit.

“Vendosmëria jonë mbetet e palëkundur, sepse vetëdija jonë është që reformat e integrimit nuk janë të domosdoshme, sepse na i kërkon Brukseli, nuk janë të detyrueshme sepse na i kërkon Brukseli, por janë të domosdoshme dhe të detyrueshme, sepse i kërkon Shqipëria dhe është borxhi që i kemi gjeneratës tjetër. Ky është një proces unikal dhe i pazëvendësueshëm për shtet-bërjen dhe për funksionimin e institucioneve demokratike këtu në vendin tonë”, tha Rama.

Më herët këtë muaj, Komisioni Evropian publikoi Strategjinë e re për integrim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, Strategjia e re, ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025.

Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG