Ukraina nën sulmet më të mëdha ruse në disa muaj
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve më të fuqishme ruse në Kiev qysh prej pranverës, sipas autoriteteve ukrainase. Ato kanë thënë se sulmet kanë shkatërruar ndërtesa banimi, parqe e shkolla. Për sulme është raportuar të mërkurën edhe në rajone tjera ukrainase. Mbrojtja ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 28 raketa dhe 15 prej 16 dronëve që e kanë shënjestruar rajonin e Odesës në Detin e Zi. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
5
“Ka pasur shpërthime çdo 20-30 sekonda. Po pastrojmë gjithçka tani”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve Reuters.
6
Mbetje e një raketa ruse që ka rënë në një park në Kiev.
7
Rusia, e cila e ka nisur luftën në Ukrainë 18 muaj më parë, nuk i ka komentuar ende sulmet ajrore.
8
“Njerëzit nuk bëjnë diçka të tillë. Këtu nuk ka objekte ushtarake, asgjë, vetëm bllok ndërtesash banimi. Raketat kanë rënë në park”, ka thënë Roman Feshchenko, 76-vjeçar.