Ukraina nën sulmet më të mëdha ruse në disa muaj
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve më të fuqishme ruse në Kiev qysh prej pranverës, sipas autoriteteve ukrainase. Ato kanë thënë se sulmet kanë shkatërruar ndërtesa banimi, parqe e shkolla. Për sulme është raportuar të mërkurën edhe në rajone tjera ukrainase. Mbrojtja ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 28 raketa dhe 15 prej 16 dronëve që e kanë shënjestruar rajonin e Odesës në Detin e Zi. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
1
Banorët lokalë shihen duke pastruar rrënojat e një ndërtesë të dëmtuar nga sulmet ruse në fshatin Tarasivka në rajonin e Kievit.
2
Njëra prej ndërtesave të banimit që është goditur me raketa ruse në fshatin Tarasivka.
3
Ekipet e shpëtimit janë ndarë në zona të ndryshme për t’i pastruar rrënojat pas sulmeve me dronë dhe raketa.
4
“Fuqia e shpërthimit i ka thyer të gjitha dritaret, edhe dyert e hyrjes, po ashtu. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të frikësuar”, ka thënë Liudmyla Savchuk, 57-vjeçare nga Kievi.