Ndërlidhjet

Armenia thotë se tre ushtarë të saj u vranë nga forcat azerbajxhanase


Forcat armene në rajonin Kallbaxhar - foto arkivi

Armenia tha se tre ushtarë të saj u vranë nga të shtënat e forcave të Azerbajxhanit në kufi.

Ministria armene e Mbrojtjes tha se dy ushtarë të tjerë u plagosën, pasi forcat e armatosura të Azerbajxhanit “provokuan edhe një herë shkeljen e armëpushimit në pjesën verilindore të kufirit Armeni-Azerbajxhan”.

“E gjithë përgjegjësia për përkeqësimin e situatës i takon udhëheqjes ushtarako-politike të Azerbajxhanit”, tha Ministria armene, duke shtuar se ka viktima edhe në anën e Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi Armeninë për përshkallëzimin e situatës.

Ajo tha se njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë kanë hapur zjarr në pozicionet e trupave azerbajxhanase, të vendosura në rajonin Kallbaxhar, duke plagosur dy ushtarë azerbajxhanas.

Azerbajxhani tha se “Armenia mban përgjegjësinë e plotë” për përshkallëzimin e situatës.

Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.

Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Moska.

Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.

XS
SM
MD
LG