Ndërlidhjet

Izraeli sulmoi Gazën, pasi Hamasi hodhi balona me flakë


Sulmet e Izraelit në Gaza - foto arkivi

Avionët luftarakë të Izraelit sulmuan një lokacion të Hamasit për prodhimin e armëve në Gaza, pasi grupi militant hodhi balona me flakë në drejtim të Izraelit, tha të premten ushtria izraelite.

Raporte për viktima nga sulmet nuk ka.

Është ky rundi i tretë i sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza, që nga përfundimi i konfliktit 11-ditësh midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit, në muajin maj.

Të gjitha sulmet janë kryer në përgjigje të balonave të Hamasit, që kanë shkaktuar zjarre në tokat bujqësore izraelite.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet e tyre kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve.

Konflikti i fundit, në muajin maj, ka lënë 260 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve në Gaza.

Në Izrael janë vrarë 13 njerëz.

Armëpushimi pastaj është ndërmjetësuar nga Egjipti.

Video:

A ka shpresë për palestinezët?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:10:00 0:00

XS
SM
MD
LG