Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:25 6.3.2022

American Express pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi

Kompania American Express tha të dielën se do të pezullojë të gjitha operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri korporatash perëndimore që po tërheqin biznesin e tyre nga Rusia, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Në dritë të sulmit të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës, American Express pezullon të gjitha operacionet në Rusi”, tha kjo kompani e kartave të kreditit përmes një deklarate të postuar në ueb-faqe.

“Ne po ashtu do të ndalojmë të gjithë operacionet biznesore në Bjellorusi”, shtoi kjo kompani.

American Express i bashkohet kompanive Visa dhe Mastercard dhe PayPal, që njoftuan po ashtu se kanë pezulluar operacionet në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë.

20:11 6.3.2022

Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë

“Jo luftës” dhe “Turp ju qoftë”, ishin disa prej sloganeve në protestat e mbajtura në 53 qytete ruse. Mijëra qytetarë kundërshtuan luftën e Rusisë në Ukrainë. Sipas autoriteteve, mbi 3,500 persona u arrestuan gjatë protestave të 6 marsit. ​

Protesta në Rusi kundër luftës në Ukrainë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:28 0:00

19:20 6.3.2022

Aeroporti i Vinistias i shkatërruar plotësisht

Më herët gjatë ditës kemi raportuar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se si pasojë e sulmeve me raketa nga Rusia, aeroporti i Vinistias është shkatërruar plotësisht.

Sipas tij, ky aerport që gjendet në perëndim të Ukrainës, u sulmua me tetë raketa.

Më poshtë mund të shikoni disa fotografi nga ky aeroport:

Zjarri në Vinistia.
Zjarri në Vinistia.
Zjarri në Vinistia.
Zjarri në Vinistia.
Zjarri në Vinistia.
Zjarri në Vinistia.

19:02 6.3.2022

OKB e alarmuar me zhvillimet në centralin bërthamor të kontrolluar nga forcat ruse

Zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhja pas granatimeve të forcave ruse.
Zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhja pas granatimeve të forcave ruse.

Ukraina e ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se menaxhmenti në centralin bërthamor Zaporizhja është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse, që po e kontrollojnë këtë objekt.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” lidhur me zhvillimet e fundit.

Sipas udhëzimeve të sigurisë së ANEB-it, personeli operativ “duhet të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij të sigurisë dhe të ketë kapacitet që të marrë vendime pa presion”.

Grossi tha se situata që Ukraina ka raportuar për centralin në Zaporizhja ishte në “kundërshtim” të këtij udhëzimi, që sipas ANEB-it është një prej “shtatë shtyllave të domosdoshme të sigurisë bërthamore”.

ANEB, që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, po ashtu tha se rregullatori bërthamor ukrainas i ka thënë kësaj agjencie se po ka probleme të komunikojë me stafin që operon centralin në Zaporizhja, që bie ndesh po ashtu me një nga shtyllat e kësaj agjencie.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG