Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:14 22.3.2022

Tenisti ukrainas e lë raketën për ta rrokur pushkën

Në vitin 2013, ai shkaktoi njërën ndër befasitë më të mëdha në historinë e tenisit, duke eliminuar kampionin në fuqi, Roger Federer, nga turneu Wimbledon. Sot, tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovksy, është luftëtar vullnetar në një patrullë ushtarake në Kiev, të cilin ai zotohet se do ta mbrojë “deri në fund” përballë forcave ruse. Kanë kaluar mbi dy javë prej kur ai është rikthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar brigadës territoriale, të përbërë nga vullnetarë që për detyrë kanë mbështetjen e ushtrisë kundër pushtimit rus, që ka filluar më 24 shkurt. 

Tenisti ukrainas e lë raketën për ta rrokur pushkën
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:46 0:00

 

 

15:48 22.3.2022

Ekspertja e luftës: Qëllimet ushtarake të Rusisë janë të paqarta

Pothuajse një muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, synimet ushtarake ruse nuk janë të qarta, tha një studiuese e luftës.

Ruth Deyermont, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, tha për BBC se është e qartë se synimet e para të Rusisë, ashtu siç priste presidenti rus, Vladirmir Putin, nuk janë arritur “dhe në një farë mënyre nuk mund të arrihen tash”.

Ajo tha se sigurimi i një lidhjeje tokësore mes Rusisë dhe rajonit jugor ukrainas të Krimesë – që u aneksua nga Rusia më 2014 – duket se është fokusi kryesor i Rusisë.

Megjithatë, ajo shtoi se bazuar në analizat e Qeverisë britanike dhe analistëve të tjerë, Rusisë do t’i duhet të bëjë përpjekje për të sulmuar Kievin dhe për ta rrëzuar Qeverinë ukrainase.

Por, ajo shtoi se “është e vështirë që kjo të ndodhë tani”.

15:10 22.3.2022

Guterres bën thirrje që të përfundojë “lufta absurde” e Rusisë në Ukrainë  

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që t’i jepet fund “luftës absurde” të nisur nga Rusia në Ukrainë.

Ai paralajmëroi të martën se konflikti “nuk po shkon asgjëkund, shpejt” dhe se populli ukrainas “po përjeton ferr”.

“Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht e papranueshme, politikisht e papërligjshme dhe ushtarakisht absurde”, u tha Guterres gazetarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Fotografi nga arkivi.

 

14:55 22.3.2022

Përshëndetje për të gjithë ju që përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë!

Disa nga zhvillimet kryesore për luftën në Ukrainë janë:

  • “Ne jemi në prag të mbijetesës”, u tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deputetëve italianë, të cilëve iu drejtua përmes video-lidhjes.
  • Zelensky bisedoi edhe me Papa Françeskun dhe sugjeroi që Vatikani mund të luajë rol ndërmjetësues në përfundimin e luftës.
  • Kryetari i qytetit Borispill, pranë Kievit, u tha banorëve që “të largohen sa më parë që është e mundur”, pasi luftimet me forcat ruse janë duke u afruar.
  • Mbi 15,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. REL nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur këto shifra.
  • Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë duke u përgatitur për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë.
  • Forcat ruse duket se janë “bllokuar në vend”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, derisa forcat ukrainase “vazhdojnë t’i zmbrapsin” përpjekjet e tyre për të pushtuar qytetin jugor të Mariupolit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG