Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:54 22.3.2022

Zelensky pritet t’i adresohet samitit të NATO-s më 24 mars

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i adresohet gjatë kësaj jave samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Bruksel, raportoi Interfax Ukraine.

Kjo agjenci e lajmeve ka cituar zëdhënësin e Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, të ketë thënë se Ukraina do të “marrë pjesë në mënyrë aktive” në samit, i cili do të mbahet më 24 mars.

“Së paku, ky do të jetë një adresim i presidentit, dhe në më së shumti mund të jetë pjesëmarrje e plotë, natyrisht përmes video-formatit”, tha Nykyforov.

“Formati i pjesëmarrjes do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shtoi ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

21:16 22.3.2022

Mediat ruse: Putin dhe Macron kanë biseduar për Ukrainën

Mediat ruse po raportojnë që Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Biseda ishte iniciuar nga Franca, raportoi media Ria Novosti, e cila është në pronësi të shtetit rus. Ndërkaq, agjencia Interfax tha se dy liderët kanë biseduar për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Autoritetet në Paris ende nuk e kanë konfirmuar këtë bisedë, por dy liderët para dhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, kanë zhvilluar një sërë bisedimesh.

20:51 22.3.2022

Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë

Teksa forcat ruse po vazhdojnë ta godasin qytet-portin jugor ukrainas të Mariupolit, rreth 300,000 banorë të ngujuar po luftojnë për mbijetesë. Ushqimet po harxhohen, ndërsa në qytetin e rrethuar nga pushtuesit rusë nuk ka as ujë e as rrymë. Njerëzit e strehuar nëpër bodrume të ftohta shfrytëzuan një pezullim të bombardimeve për të nxjerrë gjësende nga shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe për t’i varrosur të afërmit e vrarë. ​

Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:08 0:00

 

20:19 22.3.2022

SHBA: Ukrainën e presin ditë të vështira

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, tha do të ketë “ditë të vështira” me të cilat do të përballet Ukraina në vijim.

Sullivan foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, para se presidenti amerikan, Joe Biden, të niset për në Bruksel të mërkurën.

SHBA-ja dhe aleatët do të prezantojnë paketa të reja të sanksioneve kundër Rusisë të enjten, kur presidenti të mbajë bisedime, tha Sullivan.

Sullivan tha po ashtu se SHBA-ja nuk ka parë asnjë dëshmi se Kina po i ofron armë Rusisë.

Nga Brukseli, Biden do të udhëtojë në Varshavë të Polonisë, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG