Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:10 4.3.2022

Sulmi ajror rus vret gjashtë persona në një fshat afër Kievit

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit, tha policia rajonale më 4 mars.

Dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në sulmin ajror dhe u dërguan me urgjencë në spital, tha policia rajonale e Kievit.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha më herët gjatë ditës se që nga mesnata e 3 marsit, u regjistruan 1006 viktima, përfshirë 331 vdekje, të regjistruara mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Shifrat e OKB-së bien ndesh me ato të autoriteteve ukrainase, të cilat thanë më 2 mars se më shumë se 2,000 civilë ishin vrarë nga sulmet ruse që nga java e kaluar.

 

21:53 4.3.2022

Rusia bllokon qasjen në Facebook 

Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Sipas agjencive të lajmeve Interfax dhe RIA Novosti, qasja në Twitter u kufizua në bazë të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm nga 24 shkurti - dita e pushtimit rus të Ukrainës.

Rregullatori nuk lëshoi një deklaratë për të shpjeguar arsyet pas vendimit.

22:26 4.3.2022

Kryeministri britanik thotë se Putin do të dyfishojë sulmet në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson beson se Vladimir Putin synon të "dyfishojë" sulmin e tij në Ukrainë, pasi presidenti rus parasheh se  nuk ka rrugëdalje tjetër përveçse "të vazhdojë me shkatërrimin".

Kryeministri përshkroi momentin kur u zgjua në mes të natës me lajmin e granatimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë më 4 mars, duke thënë se siguria evropiane është "po aq e rrezikuar" nga një sulm i tillë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson

 

22:57 4.3.2022

Lexues të nderuar, këtu po e mbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë për zhvillimet në Ukrainë. Rikthehemi në orën 07:00 më 5 mars.

Ndërkohë, më poshtë mund të lexoni në pika të shkurtra zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të luftës në Ukrainë.

  • Në orët e hershme të 4 marsit, forcat ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor në Evropë në Ukrainën juglindore duke shkaktuar zjarr të madh që më pas u shua.
  • Sipas agjencisë bërthamore të OKB-së, asnjë dëm nuk u shkaktua në reaktorët e centralit bërthamor në Zaporizhja
  • Sulmi afër reaktorit bërthamor nxiti reagime nga shumë liderë botërorë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi demonstron “pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e dhënies fund të saj”
  • Ndërkohë forcat ruse bombarduan gjithashtu kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe rrethuan disa qytete të tjera.
  • Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit.
  • Aleatët e NATO-s kundërshtuan kërkesën e Ukrainës për zona të ndaluara për fluturime, duke thënë se një ndërhyrje e tillë e drejtpërdrejtë do të çonte në një luftë edhe më brutale.
  • Rusia kufizoi qasjen në faqet e internetit të disa organizatave të huaja të lajmeve, përfshirë BBC-në për përhapjen e "informacionit të rremë". Parlamenti rus miratoi një ligj që vendos dënime deri në 15 vjet burg për përhapjen e informacionit "të rremë" në lidhje me forcat e armatosura.
  • Rregullatori rus i mediave kufizoi qasjen në rrjetin social Twitter pasi bllokoi Facebook-un në vend, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG