Rusia shpall korridoret humanitare për dy qytete të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se korridoret humanitare për qytetet Mariupol dhe Volnovakha, do të hapen të shtunën në orën 10:00 sipas kohës lokale të Moskës.
Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe për këtë ka pajtueshmëri edhe me autoritetet ukrainase, tha Ministria e Mbrojtjes sipas mediave ruse.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim nga pala ukrainase.
Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.
Dita e dhjetë e pushtimit rus ngjall frikën e vdekjeve të civilëve ukrainas
Ushtria ukrainase ka paralajmëruar se forcat pushtuese ruse po luftojnë për të rrethuar kryeqytetin, Kiev, dhe qytetin e dytë të rrethuar të Harkivit, derisa diplomatët perëndimorë kërkojnë masa për të frenuar konfliktin dhe paralajmërojnë se civilët ka të ngjarë të përballen me sulme më intensive.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi në një video-mesazh të postuar herët më 5 mars se ai dhe zyrtarët e lartë mbeten në Kiev, duke shtuar “ne vazhdojmë të luftojmë. Do të mbrojmë shtetin tonë. Do të çlirojmë tokën tonë”.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha në Bruksel se situata në Ukrainë “ka gjasa të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”.
Ushtria ukrainase tha në një raport më 5 mars, në ditën e 10-të të pushtimit, se forcat ruse po përdorin mbështetje ajrore dhe armë shumë precize në sulmin e tyre.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s që u mblodhën një ditë më parë hodhën poshtë thirrjet, përfshirë nga Kievi, për Perëndimin për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë për të vendosur ushtrinë dhe mbrojtjen e saj civile në një pozicion më të barabartë me forcat ruse.
Zelenskiy tha më 4 mars duke thënë se refuzimi i NATO-s për të futur një zonë ndalim-fluturimi tregon “dobësi” dhe mungesë uniteti.
Lajmin më të zjgeruar mund ta lexoni këtu.
Ukraina konfirmon armëpushimin e përkohshëm në dy qytete
Autoritetet e Ukrainës kanë konfirmuar se janë pajtuar për armëpushimin e përkohshëm në dy qytete.
BBC raporton se konfirmimi zyrtar ukrainas vjen nga kreu i administratës ushtarake të rajonit të Donjeckut, Pavlo Kirilenko.
Ai tha se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit të qytetarëve.
Mijëra ukrainas kthehen në vendlindje për të luftuar
Mbi 66 mijë e 200 burra ukrainas janë kthyer për të luftuar në Ukrainë.
Përmes një postimi në Twitter, ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, tha se burra ukrainas janë kthyer nga jashtë për të luftuar.