Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:40 5.3.2022

Blinken premton më shumë ndihmë për refugjatët ukrainas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi të shtunën një pikëkalim kufitar midis Polonisë dhe Ukrainës, të cilin qindra-mijëra persona po e përdorin për t’u larguar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Blinken po ashtu vizitoi një qendër në Poloni ku po qëndrojnë rreth 3,000 refugjatë. Ai tha se Uashingtoni po përgatitet që të ndajë edhe 2.75 miliardë dollarë për krizën humanitare.

“Populli i Polonisë e di se sa e rëndësishme është të mbrohet liria”, tha ai pasi bisedoi me ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau. Ky takim u zhvillua në qytetin Rzeszow, në juglindje të Polonisë.

“Polonia po bën punë vitale në përgjigje të krizës”, shtoi ai.

Sekretari Blinken tha se Shtëpia e Bardhë do të ndajë 2.75 miliardë dollarë në mbështetje të personave që po largohen nga Ukraina dhe për shtetet që po i pranojnë refugjatët, pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken takohet me refugjatët në pikëkalimin kufitar ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës. 5 mars, 2022.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken takohet me refugjatët në pikëkalimin kufitar ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës. 5 mars, 2022.

 

18:11 5.3.2022

Zyrtari ukrainas: Forcat ruse kanë marrë nën kontroll në spital psikiatrik

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e spitali psikiatrik në qytetin Borodijanka në rajonin e Kievit, tha për mediat lokale guvernatori rajonal, Oleksiy Kuleba.

Sipas tij, 670 persona gjenden brenda spitalit.

“Sot, ne nuk e dimë se si do t’i evakuojmë ata persona, si t’i ndihmojmë ata”, tha Kuleba.

“Atyre po u harxhohen furnizimet me ujë dhe ilaçe”, shtoi ai.

“Këta persona kanë nevoja të posaçme, kanë nevojë për ndihmë konstante... shumë prej tyre kanë qenë në regjim shtrati për vite me radhë”, theksoi ai.

Qyteti Borodijanka gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të kryeqyteti ukrainas, Kiev.

18:25 5.3.2022

Shkollat në Ukrainë shndërrohen në gërmadha

Shkollat në mbarë Ukrainën janë shkatërruar nga granatimet dhe sulmet ajrore ruse. Në një prej këtyre sulmeve, një nxënëse e plagosur ka publikuar një video në Instagram ku ka thënë: “Shpresoj që gjërat janë më mirë në vendin ku jetoni... Dërgojani këtë video të gjithë miqve tuaj rusë”.​

 

18:59 5.3.2022

Italia sekuestron vilat dhe jahtet e oligarkëve rusë

Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte në vlerë prej 143 milionë eurosh që i përkisnin pesë rusëve që janë në listë të sanksioneve për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Qeveria italiane të shtunën.

Pronat luksoze që janë sekuestruar gjendeshin në disa prej lokacioneve më prestigjioze të Italisë – në ishullin Sardenja, në Liqenin Komo dhe në Toskanë - ndërkaq super-jahtet u sekuestruan në portet në veri të vendit.

Operacionet e policisë italiane ishin të koordinuara teksa shtetet perëndimore vendosën sanksione ndaj pasanikëve rusë, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Në listën e jahteve të sekuestruara më i shtrenjti ishte jahti 65 metra “Lady M”, në vlerë prej 65 milionë eurove. Ky jaht i përkiste personit më të pasur në Rusi, Alexey Mordashov.

Jahti tjetër i sekuestruar ishte në pronësi të Gennady Timchenko, që Putini e ka përshkruar si një prej miqve të tij më të ngushtë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG