Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:29 5.3.2022

Lexues të nderuar, nëse tani jeni kyçur në blogun tonë rreth luftës në Ukrainë, këto janë më të rejat e fundit:

  • Moska nuk e ka respektuar armëpushimin për evakuimin e civilëve nga dy qytete ukrainase
  • Ukraina tha se të hënën mbahet rundi i tretë i bisedimeve me Rusinë. Temë e diskutimeve do të jenë: armëpushimi dhe hapja e korridoreve humanitare
  • Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nëse NATO krijon një zonë të ndalim-qarkullimit mbi Ukrainën, kjo do të shihej si “pjesëmarrje në konflikt të armatosur”
  • Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, u takua në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin bisedoi për situatën në Ukrainë. Më pas ai zhvilloi edhe një bisedë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
  • Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi refugjatët ukrainas në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë. Ai premtoi se Uashingtoni do të ofrojë 2.75 miliardë dollarë ndihmë për refugjatët
  • Sipas Kombeve të Bashkuara mbi 1.3 milion persona janë larguar që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt
20:50 5.3.2022

Eksodi i ukrainasve

Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.

Eksodi i ukrainasve

Njerëzit ecin me bagazhet e tyre mes binarëve të trenit, ndërsa refugjatët ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022
1/15 Njerëzit ecin me bagazhet e tyre mes binarëve të trenit, ndërsa refugjatët ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët presin një tren që shkon në Poloni ndërsa ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022.
2/15 Qytetarët presin një tren që shkon në Poloni ndërsa ikin nga pushtimi rus i Ukrainës, përmes stacionit të trenit në Lviv, Ukrainë, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët nga Ukraina ikin për në Poloni përmes këtij treni në Lviv, më 5 mars 2022.<br />
&nbsp;
3/15 Qytetarët nga Ukraina ikin për në Poloni përmes këtij treni në Lviv, më 5 mars 2022.
 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Fotografi e realizuar në stacionin e tretnit në Lviv të Ukrainës më 5 mars. Qytetarët po ikin drejt Polonisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.&nbsp;
4/15 Fotografi e realizuar në stacionin e tretnit në Lviv të Ukrainës më 5 mars. Qytetarët po ikin drejt Polonisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Pika kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
5/15 Pika kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit mbërrijnë në vendkalimin kufitar Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
6/15 Njerëzit mbërrijnë në vendkalimin kufitar Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit mbërrijnë me traget në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, në Rumani më 5 mars, pasi u larguan nga lufta në Ukrainë.&nbsp;
7/15 Njerëzit mbërrijnë me traget në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, në Rumani më 5 mars, pasi u larguan nga lufta në Ukrainë. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët nga Ukraina, pasi ikën nga pushtimi rus, mbërrijnë&nbsp;në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
8/15 Qytetarët nga Ukraina, pasi ikën nga pushtimi rus, mbërrijnë në pikën kufitare Isaccea-Orlivka, Rumani, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët që vijnë nga Ukraina, kalojnë kufirin ukrainas-polako, në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
9/15 Qytetarët që vijnë nga Ukraina, kalojnë kufirin ukrainas-polako, në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët presin në kufirin në Vysne Nemecke, Sllovaki. Ata u larguan nga Ukraina për shkak të pushtimit rus.&nbsp;
10/15 Qytetarët presin në kufirin në Vysne Nemecke, Sllovaki. Ata u larguan nga Ukraina për shkak të pushtimit rus. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët e larguar nga Ukraina qëndrojnë në një stacion treni në Przemysl, Poloni, 4 mars 2022.
11/15 Qytetarët e larguar nga Ukraina qëndrojnë në një stacion treni në Przemysl, Poloni, 4 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Qytetarët në një qendër pritjeje për refugjatët në pikën kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
12/15 Qytetarët në një qendër pritjeje për refugjatët në pikën kufitare midis Ukrainës dhe Polonisë në Korczowa, Poloni, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Një grua, së bashku me qenin e saj, gjenden në pikën kufitare në Vysne Nemecke, Sllovaki më 5 mars. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1.3 milion persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt.&nbsp;
13/15 Një grua, së bashku me qenin e saj, gjenden në pikën kufitare në Vysne Nemecke, Sllovaki më 5 mars. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1.3 milion persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt. 
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Një vullnetar mban një fëmijë që po ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në vendkalimin kufitar në Velke Slemence, Sllovaki, 5 mars 2022.
14/15 Një vullnetar mban një fëmijë që po ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në vendkalimin kufitar në Velke Slemence, Sllovaki, 5 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Njerëzit pushojnë në një qendër të përkohshme për refugjatët, pasi ata ikën nga pushtimi rus i Ukrainës. Kjo qendër e improvizuar gjendet në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni. Fotografia është realizuar më 4 mars 2022.
15/15 Njerëzit pushojnë në një qendër të përkohshme për refugjatët, pasi ata ikën nga pushtimi rus i Ukrainës. Kjo qendër e improvizuar gjendet në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni. Fotografia është realizuar më 4 mars 2022.
Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Previous slide
Next slide

21:31 5.3.2022

Turqia dhe SHBA-ja do të koordinojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara mbesin “në koordinim të ngushtë” teksa po punojnë për zgjidhjen diplomatike të pushtimit rus të Ukrainës, tha Ministria e Jashtme e Turqisë pas bisedimeve që zhvilluan të shtunën zëvendësministrat e Jashtëm të dy shteteve.

Në deklaratën pas bisedimeve midis zëvendësministrit të Jashtëm turk, Sedat Onal, dhe nënsekretares amerikane të Shtetit, Wendy Sherman, në Ankara, Ministra e Jashtme turke tha se aleatët “kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“U theksua rëndësia e të qenit në koordinim të ngushtë për të menaxhuar ndikimet e shumanshme të krizës dhe për të mbështetur një zgjidhje diplomatike”, u tha në deklaratë dhe u shtua se dy zyrtarët biseduan edhe për raportet dypalëshe.

“U konfirmua vullneti i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dypalësh përmes një dialogu të qëndrueshëm dhe të institucionalizuar dhe u theksua se pavarësisht mospajtimeve të vazhdueshme për disa çështje, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë një agjendë të gjerë pozitive”, u tha në deklaratë.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

21:53 5.3.2022

Bombardimet vazhdojnë në qytetet ukrainase

Në disa qytete të Ukrainës po raportohet për bombardime nga ushtria ruse.

Më poshtë mund të mësoni se në cilat qytete është raportuar për bombardime në 24 orët e fundit

  • Bombardime të rënda janë raportuar në Irpin, qytet në periferi të Kievit.
  • Bombardimet po vazhdojnë në qytetin jugor të Mariupolit, pavarësisht se në këtë qytet ishte planifikuar që një marrëveshje e armëpushimit t’iu mundësonte evakuimin banorëve. Por, kjo marrëveshje nuk u respektua nga Rusia
  • Gjatë natës është raportuar për granatime të ashpra në Harkiv dhe Sumi
  • Luftime të ashpra janë raportuar të shtunën në veriperëndim të Kievit dhe përreth aeroportit Hstomel
  • Forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta rrethuar kryeqytetin ukrainas, Kiev, që së bashku me Harkivin, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht bombardimeve të rënda.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG