Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:56 6.3.2022

Kush e përbën rrethin e ngushtë të Putinit?

Presidenti rus, Vladimir Putin është duke drejtuar ushtrinë e Rusisë në një luftë të rrezikshme në Ukrainë që kërcënon të shkatërrojë ekonominë e shtetit.

Ai rrallë është parë më i izoluar sesa në kohët e fundit, pasi shihet i ulur në distanca të mëdha edhe me këshilltarët më të afërt.

Si komandant i përgjithshëm, përgjegjësia për pushtim bie mbi të, mirëpo ai gjithmonë është mbështetur në një rreth besnik, pjesëtarët e të cilit po ashtu kanë nisur karrierat në shërbimet ruse të sigurisë, sipas transmetuesit britanik, BBC.

Pyetja është se kush e ka vëmendjen e tij në një prej momenteve më të rëndësishme të presidencës?

Për më shumë lexoni këtu.

10:14 6.3.2022

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa muaj

Konflikti në Ukrainë do të zgjasë me muaj, nëse jo vite, thotë zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab.

Ai tha për Sky Neës se aleatët duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të dështojë.

10:26 6.3.2022

Afër 1 milion refugjatë ukrainas vetëm në Poloni

Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Vetëm të shtunën, 129,000 njerëz kaluan kufirin, njoftuan autoritetet kufitare, ndërsa të dielën në mëngjes, rreth 39,800 hynë ukrainas në Poloni.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme polake, shumica e refugjatëve janë shtetas ukrainas, megjithëse janë regjistruar edhe shtetas të Uzbekistanit, Bjellorusisë, Indisë, Nigerisë, Algjerisë, Marokut, SHBA-së dhe disa vendeve të tjera.

Derisa komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, tha se në dhjetë ditët e fundit – që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt - më shumë se 1.5 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina dhe kanë kaluar në vendet fqinje.

Sipas OKB-së, kjo është kriza më në rritje e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

10:40 6.3.2022

Në Rusi arrestohen më shumë se 300 protestues kundër luftës në Ukrainë

Policia në Rusi ka arrestuar 316 persona, të cilët kanë protestuar në 16 qytete të ndryshme në të gjithë Rusinë, kundër luftës në Ukrainë, ka njoftuar OVD, një organizatë joqeveritare që monitoron represionin politik.

Deri më tash, policia nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me arrestimet.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG