Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:57 7.3.2022

Danimarka rrit shpenzimet e mbrojtjes

Danimarka njoftoi se do t’i rrisë shpenzimet e saj për mbrojtje, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se të gjitha palët kanë rënë dakord për rritjen e shpenzimeve vjetore të mbrojtjes në 2% të bruto prodhimit të brendshëm, deri në vitin 2033.

Shuma është ekuivalente me 2.65 miliardë dollarë çdo vit.

Frederiksen tha po ashtu se Danimarka do të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.

“Kohët historike kërkojnë vendime historike”, tha ajo.

09:19 7.3.2022

Australia i kërkon Kinës të marrë anën e Ukrainës

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i kërkoi Kinës që t'iu bashkohet përpjekjeve për të ndaluar pushtimin rus të Ukrainës.

Morrison paralajmëroi se bota është në rrezik të riformësohet nga një “hark autokracie”.

Kina, e cila ka lidhje të ngushta me Moskën, ka refuzuar ta cilësojë si pushtim sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërsa u ka kërkuar vendeve perëndimore që t’i respektojnë “shqetësimet legjitime” të Rusisë për sigurinë.

Pekini ka bërë thirrje për zgjidhjen e krizës përmes negociatave.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Shteti rus këmbëngul se zgjerimi i NATO-s me Ukrainën apo vendet e tjera ish-sovjetike, paraqet kërcënim për sigurinë e tij, edhe pse një gjë e tillë hidhet poshtë nga NATO-ja.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Bota ka dëgjuar fjalët e Kinës për angazhimin e saj ndaj paqes globale dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial”.

“I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë”, tha Morrison.

Ai falënderoi vendet e tjera të Azisë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Singaporin, për sanksionet e tyre ndaj Rusisë.

Kjo është një “dëshmi e mirëseardhur e solidaritetit ndërkombëtar në rajonin tonë”, tha Morrison.

09:30 7.3.2022

Mirëmëngjesi për të gjithë ju që sapo jeni kyçur në blogun tonë!

Pesë lajmet e fundit nga Ukraina janë:

  • Rusia tha se ka hapur korridore të reja humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, për të lejuar evakuimin e civilëve. Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur korridore evakuimi për civilët nga Mariupoli, dështuan.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë për vrasje të civilëve. Një familje mbeti e vrarë të dielën nga një sulm i forcave ruse në qytetin Irpin.
  • Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë thanë se forcat e tyre kanë rimarrë kontrollin e qytetit lindor, Çuiv.
  • Në qytetin port jugor, Mikollaiv, u raportuan bombardime të reja nga ana e ushtrisë ruse.
  • Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të takohen sot për një rund të ri bisedimesh, me synim ndaljen e armiqësive në Ukrainë.
09:40 7.3.2022

Ukraina: Vendimi i Rusisë për korridoret humanitare, i pamoralshëm

Zyrtarët ukrainas thanë se propozimi i Rusisë për korridore humanitare, që i çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi, është “plotësisht i pamoralshëm”.

Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Refugjatë ukrainas në Poloni.
Refugjatë ukrainas në Poloni.

Rrugët e evakuimit të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, tregojnë se civilët do të mund të largohen për në Rusi dhe Bjellorusi.

Korridori nga Kievi çon në Bjellorusi, ndërsa nga Harkivi në Rusi.

Korridoret nga qytetet Mariupol dhe Sumi çojnë në qytetet e tjera të Ukrainës, si dhe në Rusi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG