Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:54 7.3.2022

Granatimet shkatërrojnë shkollat në Ukrainë

Një nxënëse e plagosur ka publikuar një video në Instagram, ku ka thënë: “Shpresoj që gjërat janë më mirë në vendin ku jetoni... Dërgojuani këtë video të gjithë miqve tuaj rusë”.​ 

Shkollat në Ukrainë shndërrohen në gërmadha  Shkollat në Ukrainë shndërrohen në gërmadha
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:03 0:00

 

10:15 7.3.2022

Presidenti i Lituanisë: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, paralajmëroi të hënën kryediplomatin amerikan, Antony Blinken, se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Sekretari amerikan i Shtetit po qëndron për vizitë në Vilnius.

Duke iu drejtuar atij, Nauseda tha se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, “nuk do të ndalet në Ukrainë” dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit “me të gjitha mjetet në dispozicion”.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, tha ai.

Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.

Blinken u takua me Nausedan përpara bisedimeve me ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin e Lituanisë.

Ai i tha më herët stafit të Ambasadës amerikane në Vilnius, se pushtimi rus i Ukrainës ka sfiduar parimet bazë, të krijuara për ruajtjen e paqes midis vendeve.

10:52 7.3.2022

Borrell: Pesë milionë njerëz mund të ikin nga Ukraina

Rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi i tyre, nëse bombardimet e ushtrisë ruse vazhdojnë, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

"Ne duhet të përgatitemi për të pritur rreth pesë milionë njerëz... Ne duhet t’i mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për t’i ndihmuar ato vende që marrin refugjatë", u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

"Ne do të kemi nevojë për më shumë shkolla, më shumë qendra pritjeje, gjithçka...", shtoi ai.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 1.5 milion ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Numri më i madh i tyre, gati një milion, është vendosur në Poloni.

Refugjatë ukrainas në Poloni
Refugjatë ukrainas në Poloni

 

10:58 7.3.2022

Kina do t’i ofrojë ndihmë humanitare Ukrainës

Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Ai përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike midis Rusisë dhe Ukrainës, me qëllim ndaljen e luftës.

Wang theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është “e fortë” dhe se perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjera.

Deklarata e tij vjen pak orë pasi kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i kërkoi Kinës të denoncojë Rusinë dhe të marrë anën e Ukrainës.

Për më shumë, lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG