Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:07 7.3.2022

Ukraina në fundjavën që shkoi:

Vdekjet e civilëve shtohen teksa Rusia vazhdon bombardimet në Ukrainë

Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.
1/18 Trupat e civilëve që u vranë më 6 mars, teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Irpini, gjatë granatimeve dhe bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.
2/18 Ushtarët ukrainas duke bartur foshnja, teksa i ndihmonin një familjeje në ikje për të gjetur një automjet, pas kalimit të lumit të Irpinit, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.
3/18 Banorët lokalë duke vrapuar për të gjetur strehim më 6 mars, teksa iknin nga qyteza e Irpinit, pas granatimeve të fuqishme në të vetmën rrugë largimi të përdorur nga banorët, ndërsa trupat ruse avanconin drejt kryeqytetit, Kievit.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.
4/18 Një shtëpi e kapluar nga zjarri, pas granatimeve në qytezën e Irpinit, 26 kilometra në perëndim të Kievit, më 4 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.
5/18 Dëmet nga granatimet prej forcave ruse, në qytetin e Izjumit, në rajonin e Harkivit.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.
6/18 Një burrë dhe një fëmijë duke u përpjekur për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 6 mars, pas granatimeve të fuqishme nga forcat ruse.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.
7/18 Një banor duke lëvizur pranë një shtëpie të përfshirë nga flakët, pas bombardimeve të fuqishme nga forcat ruse në Irpin, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.
8/18 Civilët ukrainas duke u grumbulluar nën një urë të shkatërruar, teksa përpiqeshin të iknin nga Irpini, në periferi të Kievit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.
9/18 Një grumbull i madh i qytetarëve ukrainas, nën një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e Irpinit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.
10/18 Njerëzit duke kaluar mbi një urë të shkatërruar, gjatë përpjekjeve për të ikur nga qyteza e Irpinit, më 5 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.
11/18 Dy njerëz duke qëndruar pranë një grope të madhe, të shkaktuar nga një predhë, para një shtëpie të dëmtuar nga granatimet e fundit në Harkiv, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.
12/18 Zjarrfikësit duke shuar një zjarr, pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Vinitsjës, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.
13/18 Artileria ukrainase duke shtënë në drejtim të trupave ruse, në veri të Kievit, afër Makarivit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.
14/18 Ushtria ukrainase duke shtënë ndaj pushtuesve rusë, në veri të Kievit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.
15/18 Pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës duke mbajtur armë të avancuara kundërtanke, në një pikë kontrolli në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.
16/18 Forcat e armatosura ukrainase duke shtënë në drejtim të pozicioneve të mbajtura nga rusët, në periferi të Kievit, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.
17/18 Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, duke vizituar një pikë kontrolli të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.
18/18 Një fëmijë duke u përshëndetur me të atin e tij, nëpërmjet dritares së një treni që po nisej drejt Lvivit, nga stacioni kryesor i trenave në Kiev, më 6 mars.
Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka vazhduar e pandërprerë gjatë fundjavës, teksa autoritetet ukrainase kanë pohuar se forcat ruse kanë kryer qindra sulme me raketa dhe me artileri nëpër vend, duke përfshirë lëshimin e bombave të fuqishme në zonat e banimit në Çernihiv, qytet në veri të kryeqytetit, Kievit.
Previous slide
Next slide

12:28 7.3.2022

Rusia e Ukraina takohen në orët e pasdites

Rundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të nisë sot në orën 16:00 me kohën e Kievit.

Lajmin e konfirmoi në Twitter Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njëherësh pjesëmarrës në delegacionin negociues.

Bisedimet synojnë t'i japin fund luftës që ka nisur me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt.

Dy vendet kanë mbajtur tashmë në Bjellorusi edhe dy runde bisedimesh, por pa ndonjë rezultat konkret.

12:48 7.3.2022

Kosova në solidaritet me Ukrainën

“Qëndrojmë me Ukrainën”, “Paqe për Ukrainën” dhe “Bota ka parë mjaftueshëm luftëra” ishin disa prej sloganeve të protestës solidarizuese me popullin ukrainas, që u mbajt të hënën në Prishtinë.

Ukraina është nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt.

Sipas Kombeve të Bashkuara, qindra njerëz janë vrarë dhe mbi 1.5 milion janë zhvendosur.

Në protestën në Prishtinë, që u organizua nga disa organizata joqeveritare, morën pjesë qytetarë, por edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe diplomatë të akredituar në Prishtinë.

Dajana Berisha, drejtoreshë e Forumit për Iniciativa Qytetare, tha se populli i Kosovës i di vështirësitë që po i kalon populli ukrainas.

Ajo tha se kjo protestë është për të treguar rreshtimin e Kosovës karshi vlerave perëndimore dhe demokratike.

“Ne jemi sot këtu - përmes një gjesti simbolik - për të shprehur solidaritetin e Kosovës në rrafshin njerëzor, institucional, të OJQ-ve, ndaj popullit të Ukrainës”, tha Berisha.

E pranishme në protestë ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se ngjarjet në Ukrainë rikthejnë kujtimet e luftës në Kosovë, në fund të viteve ’90.

Osmani tha se Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë gazetarë dhe shtetas ukrainas, brenda kapaciteteve të saj.

“Kosova ka treguar gatishmëri që të japë mbështetje, por edhe mikpritje për gazetarët në Kosovë. Gjithçka që është në dorën tonë, e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, brenda kapaciteteve tona”, tha Osmani.

Për më shumë, lexoni këtu.

12:53 7.3.2022

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG