Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
21:44 7.3.2022

Pentagoni: Nuk ka përparim të madh të Rusisë në veri dhe verilindje të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk besojnë që forcat ruse kanë bërë përparim të madh në veri dhe verilindje të Ukrainës në ditët e fundit, ka thënë Pentagoni të hënën.

Zëdhënësi i Petagonit, John Kirby, ka thënë se trupat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Herson dhe po tentojnë të rrethojnë Mariupolin, mirëpo nuk e kanë nën kontroll.

 

21:51 7.3.2022

OBSH: Të paktën 16 sulme në objekte për kujdes shëndetësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ka verifikuar të paktën 16 sulme ndaj objekteve për kujdes shëndetësor, prej shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sulmet kanë çuar në të paktën nëntë vdekje dhe 16 plagosje, duke përfshirë shtatë punëtorë për kujdes shëndetësor.

Raportimet tjera për incidente janë duke u verifikuar.

Në një deklaratë të publikuar në Twitter, Organizata ka dënuar ashpër këto sulme.

“Sulmet ndaj kujdesit shëndetësor shkelin ligjin ndërkombëtar dhe rrezikojnë jetët”, ka thënë OBSH.

 

22:15 7.3.2022

Raportohet se Rusia ka prezantuar korridoret humanitare

Rusia ka thënë të hënën se do të hapë korridoret humanitare të martën për t’ua mundësuar civilëve evakuimin nga disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin Mariupol, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP duke cituar agjencitë ruse të lajmeve.

“Nga 10:00 me orën lokale, më 8 mars, Federata Ruse është duke shpallur ‘regjim të heshtjes’ dhe është e gatshme të ofrojë korridore humanitare”, ka thënë një degë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e angazhuar me operacionet humanitare në Ukrainë.

Aty janë renditur disa rrugë të evakuimit nga Kiev, Mariupol, Harkiv dhe Sumoj – qytete të cilat janë përballur me sulme të ashpra nga forcat ruse në ditët e fundit.

 

22:32 7.3.2022

“Më shumë se 742,000 njerëz pa rrymë në Ukrainë”

Ministria e Energjisë në Ukrainë ka thënë që më shumë se 742,000 njerëz nuk kanë qasje në energji elektrike në këtë shtet.

Ajo ka thënë se situata më e rëndë është në rajonin Donjeck, ku mbi 233,000 njerëz janë “krejtësisht të shkyçur”.

Ministria ka shtuar që më shumë se 238,000 ukrainas janë edhe pa gaz.

Dhjetëra konsumatorëve u është rikthyer qasja në rrymë dhe gaz në 24 orët e fundit, ka thënë Ministria, por “armiqësitë aktive kanë shkaktuar ndërprerje të reja”.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG