Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
07:33 8.3.2022

Banka Botërore ndan mbi 720 milionë dollarë për Ukrainën

Banka Botërore miratoi një financim emergjent prej 723 milionë dollarësh, për të ndihmuar Qeverinë e Ukrainës që të paguajë pagat dhe pensionet e sektorit publik.

Banka tha se paketa përfshin financime nga Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Suedia, Japonia, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Islanda.

Banka Botërore po ashtu tha se po punon për të lëshuar 3 miliardë dollarë të tjerë për Ukrainën dhe vendet e saj fqinje, në muajt e ardhshëm.

07:54 8.3.2022

Ukraina: Përparimi i ushtrisë ruse është ngadalësuar

Ushtria e Ukrainës doli me informacionet e fundit mbi pushtimin rus, duke thënë se “armiku po vazhdon operacionin sulmues, por ritmi i përparimit të trupave të tij është ngadalësuar ndjeshëm”.

Në ditën e 13-të të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbrohen në sektorët jugorë, lindorë dhe veriorë dhe se kryeqyteti Kiev dhe qyteti verior i Çernihivit janë ende në duart e Ukrainës.

Ai shtoi se mbrojtja ajrore e Ukrainës po i zmbraps me sukses sulmet raketore dhe ajrore.

“Pushtuesit janë të demoralizuar dhe shkelin gjithnjë e më shumë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak”, tha ushtria e Ukrainës.

REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Një ndërtesë e shkatërruar nga bombardimet në rrethinë të Kievit.
Një ndërtesë e shkatërruar nga bombardimet në rrethinë të Kievit.

 

08:29 8.3.2022

Përshëndetje për të gjithë dhe faleminderit që ndiqni blogun e Radios Evropa e Lirë!

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë sot në ditën e 13-të.

Disa nga lajmet e fundit janë:

  • Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë korridore të sigurta për civilët që ikin nga luftimet dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e armiqësive aktive.
  • Granatimet e ushtrisë ruse vazhdojnë të pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara: Kiev, Mariupol, Sumi dhe Harkiv, thotë Ukraina.
  • Mediat shtetërore ruse thonë se ushtria ruse është e gatshme t’i rihapë korridoret humanitare.
  • Ukraina ka refuzuar të hënën propozimin rus për largimin e civilëve, pasi shumë nga rrugët e evakuimit çonin vetëm në Rusi ose në aleatin e saj - Bjellorusi.
  • Rundi i tretë i bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës përfundoi të hënën me pak marrëveshje. Rundi i katërt pritet të zhvillohet sot.
  • Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen këtë të enjte në Turqi.
08:39 8.3.2022

Polonia me rreth 1.2 milion të ardhur nga Ukraina

Rreth 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në Poloni qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, tha të martën Roja Kufitare Polake.

Sipas saj, mbi 141,500 të zhvendosur kanë hyrë vetëm të hënën.

Kombet e Bashkuara thanë se numri i përgjithshëm i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.

Disa prej tyre janë vendosur edhe në Moldavi, Sllovaki, Hungari dhe Çeki.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina.

Refugjatë ukrainas në Poloni.
Refugjatë ukrainas në Poloni.

 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG