Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:24 8.3.2022

Biden pritet të ndërmarrë masa të reja kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të ndërmarrë masa të reja “për të mbajtur Rusinë përgjegjëse” për “luftën e saj të pajustifikuar” në Ukrainë.

Detaje të tjera nuk u dhanë, por disa media cituan burimet e tyre të kenë thënë se Biden do t’i ndalojë importet e energjisë nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky, i ka bërë thirrje disa herë Perëndimit që të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia - që është burimi kryesor i të ardhurave për Moskën.

Rreth 8 për qind e importeve amerikane të naftës janë nga Rusia.

SHBA-ja nuk importon gaz natyror nga ky vend.

Është e paqartë nëse Bashkimi Evropian do të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke qenë se ai varet më shumë nga furnizimet ruse me energji.

15:39 8.3.2022

Një gjeneral rus i vrarë në Harkiv, thotë Ukraina

Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në një betejë në qytetin lindor të Ukrainës, Harkiv, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Gjenerali Vitaly Gerasimov, shef i batalionit të 41-të të ushtrisë ruse, u vra së bashku me oficerë të tjerë rusë, thuhet në njoftim.

Aty nuk jepen detaje se kur dhe si u vra.

Rusia nuk ka komentuar, por nëse konfirmohet, Gerasimov do të ishte oficeri i dytë rus i këtij rangu që vritet.

Gjenerali rus, Vitaly Gerasimov.
Gjenerali rus, Vitaly Gerasimov.

Autoritetet ruse kanë dhënë pak llogari publike për viktimat në mesin e ushtarëve të tyre, qëkur kanë nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes ka thënë se “ka pasur të vdekur dhe të plagosur”, por nuk ka dhënë shifra.

Më 2 mars, agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti ka cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 të tjerë janë plagosur.

Ukraina, në anën tjetër, ka thënë se forcat e saj kanë vrarë më shumë se 11,000 ushtarë rusë.

Një tjetër oficer rus, gjenerali Andrei Sukhovetsky, është raportuar i vrarë në Ukrainë gati dy javë më parë.

15:53 8.3.2022

Në pritje të njoftimit të Bidenit kërcen çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, u rrit për më shumë se 5 për qind, pasditen e së martës.

Kërcimi ndodhi pasi mediat amerikane raportuan se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mund të marrë vendim sot për ndalimin e importeve të naftës ruse.

Çmimi i një fuçie arriti në 129.92 dollarë, duke shënuar rritje për 5.45 për qind.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden do të ndërmarrë masa të reja “për të mbajtur Rusinë përgjegjëse” për “luftën e saj të pajustifikuar” në Ukrainë, por nuk dha më shumë detaje.

15:57 8.3.2022

Evakuimi i civilëve nga Ukraina

Autobusë të mbushur plot me njerëz, të vendosur për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, u nisën njëri pas tjetrit, nëpër një rrugë të mbuluar nga bora, nga Sumi, më 8 mars.

Rruga nga qyteti lindor ukrainas është njëra ndër pesë të premtuarat nga rusët, për t’u mundësuar civilëve shpëtimin nga sulmet.

Ukrainasit ikin nga sulmet ruse pas hapjes së korridorit humanitar
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:57 0:00

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG