Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
22:14 8.3.2022

Coca-Cola pezullon bizneset në Rusi

Kompania Coca-Cola ka thënë se do të pezullojë operacionet e saj në Rusi.

Kjo është ndër kompanitë e fundit të mirënjohura nga Perëndimi që ndal punën në këtë shtet – pas veprimeve të ngjashme të marra sot nga McDonald’s dhe Starbucks.

“Zemrat tona janë me njerëzit që janë duke u përballur me veprime të paarsyeshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, ka thënë Coca-Cola përmes një deklarate.

Kjo kompani është përballur me presion të madh në rrjetet sociale për t’u larguar nga Rusia.

Logoja e kompanisë, Coca-Cola.
Logoja e kompanisë, Coca-Cola.

 

 

22:34 8.3.2022

Rusia do të ndalojë eksportin e disa lëndëve të para

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të martën, 8 mars, një dekret që ndalon eksportin e disa lëndëve të para.

Në këtë dekret është thënë se qëllimi i vendimit është të “garantojë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë”.

Kabineti rus duhet të vendosë në 48 orët e ardhshme se cilat vende i prek kjo ndalesë.

Vendimi do të zbatohet deri në fund të vitit 2022.

Ai është bërë publik vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndalesë në importet e naftës dhe gazit rus, dhe pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse.

Masat e reja ka mundësi që të përkeqësojnë tregjet e mallrave.

Përveç eksporteve masive të naftës, Rusia është gjithashtu furnizuese globale e drithërave dhe metaleve.

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

 

22:45 8.3.2022

Banka Qendrore e Rusisë kufizon tërheqjet e valutës së huaj në 10 mijë dollarë

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar më 8 mars të gjithë qytetarët me llogari në valuta të huaja, se nuk do të mund të tërheqin më shumë se 10 mijë dollarë amerikanë deri më 9 shtator.

Kjo Bankë, e cila më herët gjatë ditës së martë ka bërë të ditura një seri masash për t’iu ndihmuar tregjeve të goditura nga sanksionet e huaja, ka thënë përmes një deklarate se pavarësisht se në çfarë valute të huaj kanë klientët paratë e tyre, tërheqjet do të kryhen në dollarë amerikanë.

22:50 8.3.2022

Kompania PepsiCo ndalon shitjen e pijeve të saj në Rusi

PepsiCo është bërë gjiganti i fundit i ushqimit dhe pijeve që ka zvogëluar bizneset në Rusi.

Kompania ka thënë se do të pezullojë shitjet e pijeve të saj në këtë shtet sikurse Pepsi-Cola, 7up dhe Mirinda, mirëpo do të vazhdojë të shesë formulë të qumështit për foshnja.

Njoftimi i Pepsit ka ardhur disa minuta pasi kompania rivale, Coca-Cola, ka thënë se do të pezullojë të gjitha bizneset në Rusi.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG