Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
10:01 9.3.2022

Civilët nisin të largohen nga Sumi me makina

Moska ka thënë se ka hapur korridoret humanitare më 9 mars, për të dytën ditë me radhë, në mënyrë që njerëzit të largohen nga Kievi dhe katër qytete tjera, teksa numri i refugjatëve që largohen nga Ukraina ka kaluar shifrën 2 milionë.​

Civilët kanë nisur të largohen nga qyteti Sumi në makina private, pas hapjes së “korridorit humanitar”, ka thënë kryetari i këtij qyteti, Oleksandr Lysenko.

10:21 9.3.2022

Ukrainasi që po iu ndihmon njerëzve të ikin nga lufta

Roman Kalgin la punën si zyrtar i teknologjisë informative, për të marrë njerëz nga turmat e ukrainasve të zhvendosur në stacionin e trenave në Lviv, dhe për t’i dërguar ata me furgonin e tij në kufirin me Poloninë. “Njerëzit vinë të thyer, në lot”, thotë ai. “Duhet t’i qetësosh ata dhe t’iu thuash se gjithçka do të jetë mirë”. ​

Ukrainasi që po iu ndihmon njerëzve të ikin nga lufta Ukrainasi që po iu ndihmon njerëzve të ikin nga lufta
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:49 0:00

 

10:47 9.3.2022

Ukraina: Gjashtë korridore humanitare për të evakuuar civilët

Ukraina do të tentojë të evakuojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare” të mërkurën, përfshirë Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Ajo ka thënë përmes një video-adresimi se forcat e armatosura ukrainase janë pajtuar për të ndalur luftimet për 12 orë, nga ora 09:00 deri më 21:00, dhe u ka bërë thirrje forcave ruse që të përmbushin zotimin e tyre për armëpushime lokale.

Ky lajm vjen pasi Ukraina ka arritur të kryejë me sukses evakuimet e para të martën.

Është vlerësuar se 5,000 persona kanë arritur që të largohen nga qyteti Sumi, i cili gjendet në kufi me Rusinë.

Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën se është duke bombarduar korridoret humanitare, teksa njerëzit kanë tentuar të largohen nga Mariupoli.

Ende nuk dihet se ku çojnë gjashtë korridoret e propozuara humanitare.

Propozimet e kaluara për rrugë drejt Rusisë dhe Bjellorusisë janë refuzuar nga Qeveria ukrainase.

11:12 9.3.2022

OKB: Tani është koha për të ofruar ndihmë në kufij

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus më 24 shkurt.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufi, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Duke folur në një konferencë për media në Stokholm, Komisionari i Lartë i kësaj Agjencie, Filippo Grandi, ka thënë se “tani është koha që ketë përpjekje për ndihmë në kufi” sesa që vetëm të ketë diskutime sesi refugjatët të ndahen mes shteteve.

Ai ka theksuar se Moldavia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por ndan kufi me Ukrainën, është veçanërisht e cenueshme për shkak të fluksit të refugjatëve.

Të shtunën, Ministria e Jashtme moldave ka thënë se shteti është afër “pikës së thyerjes”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG