Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
12:30 9.3.2022

Kremlini: SHBA i ka shpallur luftë ekonomike Rusisë

Kremlini ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë ekonomike Rusisë dhe se Moska do të mendojë seriozisht si të veprojë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur ndalesë në naftën ruse dhe importe tjera të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia ka qenë dhe do të mbetet furnizuese e besueshme e energjisë.

Peskov ka thënë se Perëndimi e ka bërë situatën shumë të vështirë dhe e ka detyruar Rusinë të mendojë seriozisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

 

 

13:00 9.3.2022

Zelensky: Zona e ndalim-fluturimit do të parandalonte katastrofën humanitare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se nëse nuk shpallet zona e ndalim-fluturimit për të mbrojtur Ukrainën, komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për katastrofë të madhe humanitare.

Zelenskiy ka thënë më 9 mars se Rusia ka rritur shkallën e sulmeve në ditën e 14-të të luftës dhe se bota nuk mund të rri duarkryq.

“Rusia përdor raketa, aeroplanë dhe helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, kundër qyteteve tona, kundër infrastrukturës tonë. Është detyrë humanitare e botës që të përgjigjet”, ka thënë ai.

NATO-ja ka hedhur poshtë mundësinë e zbatimit të ndalim-fluturimit për shkak të shqetësimeve të përballjes së drejtpërdrejtë me Rusinë.

Zelensky u ka bërë thirrje fuqive të Perëndimit që menjëherë të zgjidhin ofertën polake, e cila do t’i mundësonte shtetit të tij të furnizohej me aeroplanë luftarakë rusë MiG-29 – një lloj i aeroplanit luftarak që pilotët ukrainas dinë si ta përdorin.

Më 8 mars, Uashingtoni ka hedhur poshtë idenë e Polonisë për t’ia dorëzuar SHBA-së aeroplanët rusë në bazën ajrore amerikane në Gjermani.

Uashingtoni ka thënë se një veprim i tillë mund të përshkallëzojë konfliktin.

“Kur do të merret vendimi? Dëgjoni: Ne jemi në luftë! Ne nuk kemi kohë për këto shenja. Ky nuk është pingpong. Këto janë jetë njerëzish. Ne po bëjmë thirrje sërish: Zgjidheni shpejt. Mos u largoni nga përgjegjësia, na dërgoni aeroplanët”, ka thënë Zelensky.

I pyetur si e sheh Moska ofertën polake, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se kjo do të krijonte “një skenar potencialisht të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 

 

13:18 9.3.2022

Ukrainasi që u shtyp nga autoblinda do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit

Një burrë ukrainas, i cili është me fat që është gjallë, pasi një autoblindë e goditi veturën e tij në Kiev, më 25 shkurt, i ka falënderuar njerëzit që e shpëtuan, dhe ka thënë se do t’iu bashkohet forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, sapo të aftësohet për të ecur përsëri​.

Ukrainasi që u shtyp nga autoblinda do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:24 0:00

 

13:34 9.3.2022

Erdogan shpreson se do të ndërmjetësojë armëpushimin

Për herë të parë prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë – më 24 shkurt – ministrat e Jashtëm të të dyja shteteve janë pajtuar për të negociuar të enjten në Turqi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shpreson që takimi në Antalia do “të hapë dyert për një armëpushim të përhershëm”.

Ende nuk dihet sa ka shanse për përparim në këto negociata, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të realizojë qëllimet e tij, qoftë përmes negociatave, apo veprimeve ushtarake.

Turqia është vend anëtar i NATO-s, mirëpo presidenti i saj ka tentuar të mbajë qëndrim ndryshe nga shtetet e Perëndimit, sa i përket pushtimit rus.

Ndonëse ai ka thënë se Turqia nuk e pranon atë që po ndodh me ukrainasit, sanksionet “janë kthyer në pothuajse gjueti shtrigash kundër popullit rus, literaturës, studentëve dhe artistëve”.

Ai ka veçuar Filarmoninë e Mynihut për shkarkimin e dirigjentit të njohur dhe mbështetësit të presidentit rus, Vladimir Putinit, Valery Gergiev, duke e quajtur këtë vendim si "qesharak”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG