Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
15:19 9.3.2022

Britania njofton për dërgesa të reja të armëve në Ukrainë

Britania do të rrisë furnizimet e saj të sistemeve të armëve për Ukrainën “në përgjigje të veprimeve të mëtejmeve të agresionit nga Rusia”, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Deri më tani, Britania i ka dërguar Ukrainës 3,615 armë kundërtanke, dhe së shpejti do t’i dërgojë edhe një kontingjent të vogël me raketa kundërtanke Javelin, tha Wallace të mërkurën para ligjvënësve britanikë.  

Wallace tha se dërgesa e re do të përfshirë 2,000 armë kundërtanke dhe municion, por shtoi se Britania do të vazhdojë të dërgojë në Ukrainë edhe furnizime të tjera.

“Së shpejti ne do të nisim dërgesën e një kontingjenti të vogël të raketave kundërtanke Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha këto armë konsiderohen të jenë “sisteme mbrojtëse” dhe “janë të kalibruara që të mos e përshkallëzojnë situatën deri në një nivel strategjik”.

Britania po ashtu po e konsideron mundësinë që ta furnizojë Ukrainën ma raketa kundërajrore Starstreak, pasi Kievi ka bërë një kërkesë të tillë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

 

15:37 9.3.2022

Raportohet se në të paktën një qytet është ndërprerë evakuimi i civilëve

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim12-orësh, me qëllim që civilët të largohen sot nga gjashtë qytete ukrainase.

Por, ka raportime që planet për evakuim janë ndaluar në të paktën një qytet..

Në Izium, në lindje të Harkivit, në zyrtar rajonal ka pretenduar se evakuimi i civilëve është “penguar nga granatimet ruse”.  

Oleh Synehubov tha se shpërthimet në periferi nënkuptojnë që konvojet me civilë nuk mund të largohen.

“Autobusët janë ende duke pritur në hyrje të Iziumit”, tha Synehubov në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se po mbahen negociata me rusët, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq.

Evakuimet e civilëve në Irpin më 9 mars 2022.
Evakuimet e civilëve në Irpin më 9 mars 2022.

 

15:59 9.3.2022

Scholz: Nuk do të dërgojmë avionë luftarakë në Ukrainë

Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky koment erdhi pasi Shtetet e Bashkuara ka refuzuar ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani.

“Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes... kemi dërguar armë që u kemi treguar, por po ashtu është e vërtetë që ne e kemi shqyrtuar me kujdes se çfarë do të bëjmë, dhe definitivisht avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”, tha Scholz gjatë një konference për media të mërkurën, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

 

16:33 9.3.2022

Këngë në vendstrehime: Muzika frymëzon Ukrainën e dërrmuar nga lufta

Këngëtarë dhe muzikantë, të rinj e të moshuar, janë incizuar duke luajtur, teksa përpiqeshin të ngrinin moralin e ukrainasve në vendstrehime për mbrojtje nga bombardimet, në metronë e Kievit, dhe në zona të tjera të rrezikuara nëpër vend, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon.​

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG