Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
16:45 9.3.2022

Zelensky: Rusia ka sulmuar një spital në Mariupol

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se të mërkurën ka kryer sulme ndaj një maternitet në qytetin jugor të Mariupolit.

Ai tha se ka fëmijë që kanë mbetur “nën rrënoja”.

Këshilli i qytetit tha po ashtu se spitali është shkatërruar. Ky këshill nuk dha shifra për viktima, por shtoi se “shkatërrimi është kolosal”.

 

 

17:26 9.3.2022

Kremlin: Putin dhe Scholz biseduan për përpjekjet “diplomatike” për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën kanë biseduar për rrugët diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe për zbatimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve, tha Kremlini.

“Në kontekstin e situatës rreth operacionit të posaçëm ushtarak për ta mbrojtur Donbasin, janë diskutuar një sërë përpjekjesh politike dhe diplomatike, veçanërisht për rundin e tretë të bisedimeve midis delegacionit rus dhe përfaqësuesve të autoriteteve të Kievit”, tha Kremlini përmes një deklarate.

Kremlini po ashtu tha se dy liderët kanë biseduar për “aspektet humanitare të situatës” në Ukrainë dhe për rajonet separatiste, përkatësisht për Luhanskun dhe Donjeckun, që njihen me termin Donbas.

Kremlini tha se Putin e ka njoftuar kancelarin Scholz për hapat që po merren për evakuimin e civilëve.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

 

17:58 9.3.2022

“Shkatërrim kolosal” nga sulmet ajrore në spitalin e Mariupolit

Në videon e mëposhtme mund të shikoni dëmet e shkaktuara në spitalin e fëmijëve dhe maternitetin e Mariupolit, qytet në jug të Ukrainës. Autoritetet ukrainase fajësuan Rusinë për këtë sulm. Ata thanë se shkatërrimi në këtë spital ishte "kolosal". 

“Shkatërrim kolosal” nga sulmet ajrore në spitalin e Mariupolit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:13 0:00

 

18:18 9.3.2022

Johnson: Putin do të mbahet përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka reaguar pas sulmit rus ndaj një spitali të fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol të Ukrainës.

“Ka pak gjëra më të liga sesa të shënjestrosh më të pambrojturit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai tha se shteti i tij po shikon për mënyra për të ndihmuar Ukrainën që të mbrohet kundër sulmeve ajrore.

Johnson tha se Qeveria britanike do ta mbajë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, “për krimet e tij të tmerrshme”.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG