Shtëpia e Bardhë thotë se Rusia mund të përdor armë kimike
Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke kritikuar ato që ajo i quajti pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë, shkroi në Twitter:
"Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim në mos Rusia përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë”, shkroi Psaki.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë.
Sekretari i OKB-së kërkon ndaljen e luftimeve në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka dënuar bombardimin e një spitali për fëmijë dhe materniteti në Mariupol të Ukrainës, duke e quajtur atë "të tmerrshëm".
Ukraina akuzoi Rusinë për kryerjen e bombardimeve në objektin mjekësor në kohën sa do të duhej të ishte në fuqi armëpushimi.
Sulmet plagosën të paktën 17 persona dhe nën rrënoja ngecën fëmijë dhe qytetarë të tjerë.
Disa kompani të mëdha pezullojnë punën në Rusi
Makineritë e rënda të kompanive Caterpillar dhe John Deere kanë pezulluar punën e tyre me partnerët rusë.
Caterpillar tha se aktivitetet e tyre në kantieret e saj prodhuese me bazë në Rusi janë "bërë gjithnjë e më sfiduese, duke përfshirë ndërprerjet dhe sanksionet në zinxhirin e furnizimit".
Ndërkohë, John Deere tha se makineritë e kësaj kompanie nuk do të dërgohen më as në Rusi, as në Bjellorusi, e cila ka mbështetur pushtimin e Ukrainës.
OBSH: Rusia sulmoi 18 objekte shëndetësore në Ukrainë
Rusia ka sulmuar 18 objekte shëndetësore që nga fillimi i pushtimit të saj të Ukrainës dy javë më parë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi një sulm ajror rus shkatërroi një maternitet në portin Mariupol.
Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve.
OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 vdekje në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.