Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:59 10.3.2022

Ukraina kërkon Gjykatë Speciale për hetimin e krimeve ruse

Prokurorja e përgjithshme ukrainase, Iryna Venediktova, bëri thirrje për një "model të ri" të përpjekjeve për hetimin e krimeve të dyshuara të luftës në Ukrainë, duke thënë se duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krizën e "paprecedent".

Ajo tha se 39 vende i janë bashkuar ankesës së Ukrainës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kundër Rusisë.

Sulmi i Rusisë ndaj një termocentrali bërthamor, dyshimet për përdorim të bombave thërrmuese dhe të ashtuquajturave 'bomba vakum' në zona të dendura me banorë, si dhe shënjestrimi i spitaleve, shkollave dhe zonave civile janë përshkruar gjithashtu si krime lufte.

09:38 10.3.2022

Fillojnë bisedimet në mes të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, në Turqi, të enjten. 

“Takimi ka filluar”, u ka thënë gazetarëve, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. 

Takimi është ndërmjetësuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Pamjet nga takimi, të publikuara nga Zakharova, kanë shfaqur delegacionet përballë njëri-tjetrit në tryezën e bisedimeve. 

09:56 10.3.2022

Konfirmohen tre të vdekur nga sulmi rus mbi spitalin e Mariupolit

Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën në një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainë, thanë të enjten zyrtarët e qytetit të Mariupolit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë zyrtarët.

10:15 10.3.2022

Ministri britanik thotë se Rusia po kryen krime lufte

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, e ka quajtur krim lufte bombardimin e një materniteti dhe një reparti fëmijësh në Mariupol, në juglindje të Ukrainës.

Duke folur për BBC-në, Heappey tha se pavarësisht nëse ishte një sulm i shënjestruar apo jo, të dyja, sipas tij, përbëjnë një krim lufte.

Ai shtoi se është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare “të sigurohet që provat të mblidhen, të regjistrohen, në mënyrë që kur të vijë koha dhe ju premtoj se do të vijë koha, të ketë një mundësi për t'i ndjekur penalisht këta njerëz në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Një grua shtatzënë derisa largohet nga materniteti i cili u sulmua nga forcat ruse në Mariupol të Ukrainës.
Një grua shtatzënë derisa largohet nga materniteti i cili u sulmua nga forcat ruse në Mariupol të Ukrainës.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG