Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:33 10.3.2022

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar: Nuk ka ushqim për fëmijët në Mariupol

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shumë njerëz në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, tani kanë mbetur pa ushqim për fëmijët e tyre.

Ata thonë gjithashtu se nuk ka ujë apo ngrohje në qytetin ku më shumë se 400,000 njerëz janë nën rrethim nga forcat ruse për më shumë se një javë.

Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Mariupol thotë se njerëzit atje tani po luftojnë me njëri-tjetrin për ushqim, duke nxjerrë karburant nga makinat e njerëzve të tjerë.

Të gjitha dyqanet dhe farmacitë janë plaçkitur. Ata janë pa furnizim dhe gaz, derisa temperatura gjatë natës pritet të bjerë në -5 gradë Celsius.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shumë njerëz pritet të sëmuren.

17:58 10.3.2022

Borrel: Evropa më e bashkuar se kurrë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që po merr pjesë në samitin e Versajës u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë.

“Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare më të bashkuara dhe së bashku me partnerët tanë transatlantikë”, tha Borrell.

“Putini besonte se do ta pushtonte Ukrainën - ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante - ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borrell.

Për më shumë lexoni këtu.

18:16 10.3.2022

OKB: Materniteti i Mariupolit i treti që shkatërrohet në Ukrainë

Agjencia e shëndetit riprodhues të Kombeve të Bashkuara njoftoi të enjten se dy maternitete të tjera ukrainase janë sulmuar dhe shkatërruar para sulmit rus të së mërkurës në Mariupol.

Spitali në Mariupol nuk është “i vetmi” që u sulmua, tha Jaime Nadal, zyrtar në OKB.

“Materniteti në Zhytomyr u shkatërrua plotësisht. Në Saltivsky gjithashtu”, tha ai.

Zyrtari i OKB-së nuk specifikoi se kush i nisi sulmet në spitalet e tjera apo nëse kishte viktima.

“Ka 300 spitale dhe 69 maternitete në Ukrainë”, tha ai.

Sipas Nadal, në Ukrainë aktualisht janë rreth 240,000 gra shtatzëna, dhe mbi 4,300 gra kanë lindur tashmë në kohën midis pushtimit të Rusisë nga 24 shkurt deri më 7 mars.

Spitali në Mariupol i shkatërruar pas sulmeve ruse, 9 mars 2022.
Spitali në Mariupol i shkatërruar pas sulmeve ruse, 9 mars 2022.

 

18:36 10.3.2022

Afër 120 milionë funte janë mbledhur për Ukrainën në Mbretërinë e Bashkuar

Një apel nga Komiteti i Emergjencës për Fatkeqësitë në Mbretërinë e Bashkuar, ka mbledhur 120 milionë funte për të ndihmuar mijëra ukrainas të prekur nga konflikti.

Këto mjete janë mbledhur në më pak së një javë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG